nga XHEVAT LATIFI
MË KALURON KOHA
E po koha na kaluron tinëzisht minutat e jetës sonë gjerë në thinja të hirta. E ka një varg poeti madh Azem Shkreli “Shkuan me plisa të bardhë...” e mërgimtarët kthehen të bardhë... Pa i dhënë ndonjë piketim të veqantë jetës së poetit Andi Meçaj prej mërgimtari, kjo qëllimishtë na vie si mbresë në një nga poezitë e tia “Më kaluron koha”... jam këtu sonte e nesër s'di se ku... Andit si autobuzit jeshil i kërcasin gjymtyrët... (Endërra) drejt të pafundmes atje nga ishin nisur poetët që nga koha e Homerit dhe vazhdojnë të shkojnë, përmes fuqisë së vargut... Poetët gjithmonë arrijnë atje ku duan... Por çfarë e bënë poetin të thejë pasqyrën e kristaltë, ku “bishë pasqyrohej njeriu” ... letrat, letrat jan deti i dhembjes së poetëve ku ngriten ëndrrat e tërbimit për letrat e rrathëve të Dantes...
E hënë poetit ''së rrahuri do të shkelmohet zemra ... E martë “tringëllima e monedhave në duart e lypësit quhet muzikë moderne...” Letra e së mërkurës “ roje u bëj kujtimeve dhe qeshjeve së syve ... E enjte, “Zëri nuk ditka të këndoj këtu” “Të premten Do të vij të më robërojë”, E shtunja e poetit jep përfundimishtë tabloidin e shtatë ditëve që e kanë ndjekur autorin:
Sa dua t'ju prek,
T'ju ndiej.
Ju pashë dje, dhe sot,
nesër patjetër do ju shoh.
Do ju dua më shumë
se njerëzit.
Vëllimi poetik “Nga letërkëmbimi me një fantazmë” me autor Andi Meçaj, me një gjuhë të pastër ku simbolet dhe figurat stilistike mbërthejnë përditshmërinë. Janë vargje të dashurisë që ka poeti për jetën dhe njerëzoren e cila sado me një emër të trishtë “fantazmë-a” shpesh herë na del më e mirë se përditshmëria... poetët vazhdojnë ta duan jetën sepse përfundimisht nuk janë vetëm sistemues vargjesh... Gërryeni më thellë në vargjet e tyre dhe do gjeni djersën dhe gjakimin e tyre për një varg ... Këtë mund fare lehtë ta gjeni edhe te Andi Meçaj ...