nga ROBERT GORO
Pas vëllimit "Puthje ujore", poeti i ri Andi Meçaj paraqitet para publikut me librin e dytë, "Tokë e bekuar". Një përmbledhje poetike më modeste se e para për nga paraqitja, por shumë më e plotë për nga përmbajtja. Mendimi poetik i Andi Meçajt shquhet në vëllimin e ri më i formuar, do të thoja i kristalizuar, çka përbën dëshminë e eksplorimit aktiv të tij në horën e vështirë të poezisë bashkëkohore. Përjetimet e tij poetike kanë një dozë të madhe ekzistencializmi, në një farë mënyre ato shprehin dramën e përditshme të mërgimtarit, i cili, krahas mundimeve për mbijetesën e tij fizike, vuan e cfilitet për mbijetesën shpirtërore. Njeriu, në momente të caktuara ka nevojë emergjente për një prehje absolute dhe Andi Meçajt këtë prehje duket se ia ofron jastëku i poezisë së tij.
"Tokë e bekuar" është një libër që nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes së "dekanëve të kritikës letrare" këtu në emigracion e më tej.