Është mirë që edhe të huajt ta kuptojnë se...

Është mirë që edhe të huajt ta kuptojnë se politikanët tanë ngushëllimet i bëjnë vetëm për ndonjë interes të ulët dhe jo pse dikush u dhimbset. Do të mjaftonte një stuhi, disa dëme materiale dhe ndonjë lëndim në njerëz në ndonjë shtet të zhvilluar ekonomikisht, që politikanët tanë, sidomos ata në pushtet, t’i rendisin telegram ngushëllimet, gjoja se këtyre shumë i kërcet për këtë gjëmë. Ndërkaq, edhe pse në mënyrë barbare u vra një ministër palestinez, asnjë politikan i yni nuk e dënoi rastin në fjalë dhe nuk shprehu zyrtarisht ngushëllime. Unë nuk them, por ata dëshmojnë se hileqar jemi edhe përgjatë ngushëllimeve, ndërsa të mos flasim për gjëra të tjera që janë më pak të ndjeshme.

Burimi: Iljasa Salihu