Ndoshta ngaqë jam i ri, por nuk mbaj mend që ndonjë ministër i yni të ketë vdekur në krah të derteve të popullit. Përkundrazi, ata rrojnë prej popullit, por jo edhe për popullin dhe në mesin e popullit. Një ministër palestinez, sot dëshmoi diçka madhështore. Ani pse Palestina është e varfër dhe e pushtuar prej shteteve më të fuqishme të botës, porse ajo e ka atë që rrallë kush e ka; ajo arriti ta ruajë dinjitetin dhe krenarinë. Bijtë e tyre pranuan vdekjen, por jo edhe përçmimin. Ministri nuk zgjodhi si shumë ministra tjerë darkat e shtrenjta dhe vozitjet me xhip të blinduar, por ai pranoi të bie dëshmor, sepse nuk pranoi që me sytë e tij ta shihte vazhdimësinë e terrorit në dheun e të parëve të tij!
Burimi: Iljasa Salihu





