Unë mendoj se atyre që patën mandatin e deputetit në një parti politike që shqiptarët shumë ia panë sherrin, duhet thënë se dera e pendimit gjithmonë është e hapur, por të synoni të njëjtën pozitë, apo të njëjtat pozita në një subjekt tjetër politik, as që bëhet fjalë. Unë gëzohem shumë kur dëgjoj për djemtë dhe vajzat që para do kohësh kishin qenë të përdalë, kurse tani me zemër të thyer trokitën në derën e pendimit. Zoti ia faltë, por më vjen keq, duhet thënë se sërish në prizmin horizontal nuk jeni të barabartë me ata që nuk patën nevojë të pendohen për të tilla gjëra, ndaj me plot çiltërsi u them, le ta njohin veten dhe le ta gjejnë pozitën që do t’i shkojë më së shumti përshtati!
Burimi: Iljasa Salihu





