Shkolla jonë - Poezi nga Frrok Kristaj




Shkolla jonë
fole e rritës
forcë e mendjes
rrugë e dritës
Mësuesin tonë
pa përtesë
e dëgjojmë
me kujdes
Se na dhuron
dituri
jetë të lumtur
e liri