Liria - Poezi nga Frrok Kristaj




Fjala liri s’shkruhet
me shkumës në tabelë
atë mund ta shkruajnë
fëmijët tanë n’ylber
Fjala liri s’shkruhet
as me laps n’fletore
atë e bartin n’shpirt
brezat tona - prore
Fjala liri nuk hynë
as n’bllok të vizatimit
asaj të gjithë njerëzit
i shkrihen prej gëzimit