Dhurata - Poezi nga Frrok Kristaj




Kam mbjellë lule
në sakësi
mbin të kuqe
për bukuri
Çdo ditë u qes ujë
mandej në shkollë shkoj
e kur kthehem prapë
t’u qes nuk harroj
Edhe ndonjë ditë
shumë nuk do t’vonojë
këto lule të bukura
nënës ia dhuroj