Motra ime - Poezi nga Frrok Kristaj




Kam një motër
n’klasë të parë
është e bukur
e faqe bardhë
Të gjitha shkronjat
i mëson
di t’lexoj
e t’vizaton
Pa përtesë
në shkollë shkon
mësuesin shumë
e nderon