Shkodër: Sot hapet sipari i Festivalit të 52-të Mbarëkombëtar të Fëmijve


Festivali Mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, i cili këtë vit është në edicionin e 52-të të tij, do te hape siparin sot në orën 19.00 ne skenen e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Në një prononcim për ATSH-në, koordinatorja e këtij festivali, që është edhe skenariste e tij, Manjola Lloja Bushati, tha se “për të ardhur në këtë edicion të 52-të, kemi pesë muaj që punojmë duke qënë tashmë gati për të përcjellë 24 këngët konkuruese të këtij festivali.” Sipas saj, pavarësisht konkurimit në tre netë, 24 këngët pjesëmarrëse të këtij festivali do të këndohen për publikun edhe në naten e tretë finale.
Lloja tha gjithashtu se krahas konkuruesve do të ketë edhe të ftuar të ndryshëm, kryesisht disa emra të njohur të muzikës, të cilët e kanë pasur pikënisjen e karrieres pikërisht nga kjo skenë e festivalit. Për t’u theksuar është se këtë edicion do ta prezantojë një dyshe kosovare, me emrat e njohur të skenes, Mjellma Berisha dhe Besfort Idrizi, ndërkohë që realizuesit teknike të festivalit jane Kujtim Alia, drejtor i festivalit, Roland Guli, udhëheqes artistik, skenograf, Adnan Kastrati, redaktor pergjegjes, Bardhyl Hysa dhe regjisor, Osman Mula./atsh