Gaspër Marku
![]() |
| Muzikologu shkodran, Ferid Bala, promovon monografinë, “Kënga dhe këngëtarët shkodranë” |
Pasi ka lënë një karrierë shumë të pasur artistike, muzikologu dhe studiuesi i njohur shkodran, Ferid N. Bala, ka ardhur përpara lexuesve shkodranë e më gjërë me një libër kushtuar këngës dhe këngëtarëve shkodranë.
Promovimin e këtij libri, i cili vjen në formën e një monografie, e ka marrë përsipër Konsullata Austriake e Nderit në Shkodër, e cila përmes Konsullit të saj, Gjergj Leqejza, ka kontribuar funanciarisht në botimin e tij.
Në aktivitetin e organizuar në sallen e leksioneve të Rektoratit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në promovimin e botimit të kësaj vepre të rëndësishme, ku prezantohet historia e muzikes, dhe sidomos “zaneve” të Shkodrës që fatmirësisht ishin me shumicë, krahas përfaqësuesve të fushës së muzikes, merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe të Mjedisit, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll, drejtues të qeverisjes vendore, miq dhe dashamirës të vetë autorit, etj.
I monitoruar nga kompozitori, Gjon Shllaku, ish nxënës i profesor Ferid Bales, sot, kryetar i shoqatës artistike Kombëtare” Prenkë Jakova, i cili ishte edhe i pari që mori fjalën në këtë promovim, për jeten dhe karrieren e pasur artistike të profesor bales kanë folur me radhë, kompozitori dhe studiuesi i muzikës Zhani Ciko, Frano Kulli administrator i Entit Botues “Gjergj Fishta” që ka nxjerrë në treg librin në fjalë, studiues gjakovar, Behar Arllati, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Thomas Schnöll, Zv.ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, Zv.ministri i Kulturës, Zef Çuni, etj.
![]() |
| Muzikologu shkodran, Ferid Bala, promovon monografinë, “Kënga dhe këngëtarët shkodranë”, |
Referuesit në fjalë e cilësuan punën dhe vepren e muzikantit dhe studiuesit Bala, si një vlerë të çmuar, në lëmin e këngës popullore shkodrane, jo vetem për Shkodrën, por edhe gjërë në shkallë kombëtare, përfshirë edhe ato të trevave shqiptare jashtë vendit.
Sipas tyre, kjo veper, një monografi enciklopedike e këngës dhe këngëtarëve shkodranë, harku kohor i së cilës rrok tre shekuj krijimtari dhe interpretim muzikor, evidenton këngë dhe këngëtarë, të cilët për nga kualiteti dhe mjeshtria ndjekin vërsnikët e tyre në vendet përreth e në Europë.
Risjellja në kujtesen tonë e këtij thesari të trashëgimisë kulturore shqiptare, sidomos për gjeneratat që vijnë, është shërbimi më i mrekullueshëm që i bëhet identitetit tonë kombëtar.
“Në këtë studim jam munduar të sjëll në vemendjen e lexuesit figurat më legjendare të së kaluarës, por edhe të ditëve tona. Figura të tilla artistike, si profesor Ramadan Sokoli, Marije Kraja, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, etj, që kontribuan dhe punuan për zhvillimin, përhapjen, përpunimin, harmonizimin dhe orkestracionin e këtyre këngëve, si edhe shumë e shumë të tjera që në Shkodër nuk mungojnë të jenë të tillë, janë personazhe të këtij libri monografik të historisë së këngës dhe këngëtarëve shkodranë”, tha studiusi, Bala.
Më tej, ai shtoi se, në vështrimin e tij shkencor, librin e ka konsideruar ai një enciklopedi të vogël monografike të zhvillimit të artit interpretativ vokal në tre kategori vokale këngëtarësh, popullore të mirëfilltë, lirike dhe të këngëtarëve të muzikës së lehte.
“Këngëtarët popullor kanë kontributin e madh që e interpretuan dhe e ruajtën me besnikëri atë në shekuj deri në ditët tona, ndërsa këgëtarët lirik, me kulturen e tyre muzikore dhe vokale, duke filluar që nga Artistja e Popullit, Marije Kraja, e më tej, dhanë kontributin e tyre të madh, që jo vetem e ruajten, por edhe e prpunuan në stilin e tyre duke e nxjerrë atë nga dhomat e ndryme të shtëpive shkodrane në skenen e amdhe dhe të gjërë të artit kontemporan skenik e duke i dhënë asaj vlera të reja volake, përpunuese dhe interpretuese. Këngëtarët e muzikës së lehtë, e pasuruan atë duke e afruar ritmikisht më afër kërkesave të kohëve moderne, duke i dhënë asaj freski e ngjyra më të ndezuara harmonike, ritmike dhe përpunuese të kohës.”, tha ndër të tjera, studiuesi i njohur i muzikës, Ferid Bala. /atsh







