Një masë e jashtëzakonshme prej ari, me peshë 6,664 kilogramë, u gjet javën e kaluar nga minatorët e një miniere në Ugahan, në Siberi. Ndërkohë, histori e pabesueshme është fakti se ky objekt kaq i rrallë dhe me vlera të jashtëzakonshme për pak humbi, pasi makinisti që nxirrte mineralet nga miniera nuk e dinte se përse bëhej fjalë dhe as që e njohu masën e jashtëzakonshme të floririt. Ai e hodhi te mbeturinat e minierës dhe masa u gjet më pas nga punëtorët, kur këta të fundit po hapnin një zonë të re për hedhjen e skorjeve. Kjo supermasë u mbiquajt ”syri i djallit” pasi forma e saj të kujton një sy të zgjatur, tamam si syri i djallit.
Home »
Kuriozitete
» Gjendet masa e jashtëzakonshme e floririt me peshë… 6,664 kilogramë!
Gjendet masa e jashtëzakonshme e floririt me peshë… 6,664 kilogramë!