Një koment gjatë transmetimit live të festivalit kënga ime ka shkaktuar debate të ashpra mes këngëtarit të muzikës popullore, Bujar Qamili, dhe kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë.
Situata është acaruar akoma më shumë pas kuintave, madje zërat brenda TV Klan flasin për konfrontim fizik mes të dyve, megjithatë kjo mundësi mohohet nga të dyja palët dhe organizatorët e spektaklit.
Pas situatës së krijuar të dielën mbrëma, Qamili thotë se duke menduar nëse do të hyjë në finalen e festivalit “Kënga ime” apo jo. Komentin e bërë gjatë transmetimit nga një prej anëtarëve të jurisë, Aleksandër Lalo, sikur ai i kishte futur mik që t’i jepte pikët në finale, ai e konsideroi tërësisht fyes.
Ai e pranon se pas spektaklit ka pasur një debat mes atyre të dyve në lidhje me këtë koment, por në asnjë mënyrë që të ketë qëlluar mbi kompozitorin.

Sipas Qamilit, gjatë transmetimit të së dielës është konsumuar alkool, çka ka sjellë edhe probleme gjatë spektaklit.
“As që bëhet fjalë ta kem goditur. Vetëm e kam kapur prej dore. Ai më fyeu drejtpërdrejt në spektakël, duke thënë se unë i kisha futur mik për të më nxjerrë në finale. Në pozitat që jam unë, nuk kam fare nevojë që të ndërhyj për të hyrë në finale. Unë finalen e kam pasur të sigurt, pa hyrë fare në festival”.

Ndërsa lidhur me atë çfarë ka ndodhur pas kuintave, këngëtari thotë se ka qenë thjesht një sqarim verbal.
“Me shumë mirësjellje i kam thënë: Ju më fyet përmes ekranit. A ka ndodhur që unë si Bujar të të marr në telefon dhe t’ju kërkoj pikë? Ju kam parë të kaloni 50 herë në korridor e madje as jemi përshëndetur. Ai më tha se “jo ti, por një shok imi më ka marrë në telefon dhe ka ndërhyrë”, thotë këngëtari Bujar Qamili për “Panoramën”.