Malajzia publikoi sot të dhënat satelitore të përdorura për të përcaktuar trajektoren e fluturimit MH370, që u zhduk më 8 mars, deri në momentin që u rrëzua në Oqeanin Indian, si përgjigje ndaj kërkesës të së afërmve të pasagjerëve.
Departamenti i aviacionit civil njoftoi se ka punuar me “Inmarsat” për të paraqitur 47 faqe të dhëna regjistrime dhe shënime shëjeguese nga operatori britanik i satelitëve.
Të afërmit e 239 pasagjerëve në bordin e “Boeing 777″ të “Malaysia Airlines” kishin kërkuar publikimin e të dhënave bruto që të mund t’ia nënshtrojnë analizave të tjera, ndërkohë që relikja e avionit ende nuk është gjendur.
“Inmarsat” kishte përdorur satelitët e saj për të ndihmuar në rindërtimin e rrugës që kishte bërë avioni. Ndonëse sistemet e komunikimit të fluturimit MH370 ishin fikur, avioni vazhdonte të dërgonte një sinjal të lidhur me stacionet tokësore dhe që realizohet nëpërmjet satelitëve