Cjapi me emrin Mister Xhi dhe gomari Xhelibin kishin jetuar bashkë dhe ishin miqtë më të mirë, por pastaj i ndanë.
Në fillim të këtij muaji, cjapi Mister Xhi u dërgua në azilin “Animal Places" në Gres Vel të Kalifornisë.
Kur arriti në azil, ai refuzoi ushqimin për gjashtë ditë me radhë dhe ky veprim i shqetësoi punonjësit e azilit.
Ata kishin informacione se Mister Xhi më herët ishte i pandarë nga gomari Xhelibin, por nuk mund ta kuptonin se ndarja mund të kishte kaq efekt te cjapi.
Mister Xhi rrinte shtrirë gjatë gjithë kohës dhe refuzonte të dilte jashtë hapësirës ku e kishin vendosur.
Veterinarët konstatuan se gjendja fizike dhe shëndetësore e tij ishte e mirë dhe kishte vetëm një problem, ishte i mërzitur.
Kur në azilin “Animal Place” arriti gomari, cjapi reagoi menjëherë.
Doli jashtë dhe sillej sikur nuk mund ta besonte se edhe miku kishte ardhur aty.
Cjapi ndryshoi disponimin dhe sjelljen, u bë më i hareshëm.
20 minutas pas ardhjes së gomarit, cjapi filloi edhe të hante.
Dy miqtë janë përsëri të pandarë.
Tetova News