Muajve të fundit duket se janë shpeshtuar takimet në mes liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe njeriut të parë të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.
Dje, këta dy janë parë duke darkuar së bashku në restorantin “Sushiko” në Shkup. Mijallkov, sipas informatave të “Libertas”, në restorant ka hyrë brenda nga dera e pasme, ku edhe janë parkuar veturat e sigurimit të tij. Darkimi i djeshëm duket se do të jetë i fundit mes Thaçit e Mijallkovit, shkruan më tej portali.
Bojkoti i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale ka bërë që VMRO – DPMNE të ketë interes nga kjo parti. Jo zyrtarisht, nëse Menduh Thaçi i ndihmon VMRO-së në zgjedhjet presidenciale, partia maqedonase në pushtet do i ndihmojë PDSH-së në zgjedhjet e mundshme parlamentare, me çka mund të bëhet në të ardhmen edhe pjesë e pushtetit, transmeton Almakos.
Sipas informatave të Libertas, këtë gjë e di edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por se ai nuk i frikohet kësaj.






