Hoxhë Krasniqi takohet me Gold Ag: Ke guxim për fjalët, por hiq dorë nga muzika


Reperi Gold Ag i cilit para 3 ditëve lansoi videoklipin e tij e cili bëri bujë në internet duke sharë të gjithë ata që ofenduan Islamin. Por sot reperi Gold Ag pas namazit të ikindisë takoi hoxhë Dr. Shefqet Krasniqin.
Hoxhë Krasniqi  me këtë rast e ka falënderuar reperin për guximin e tij, por në të njejtën kohë e ka këshilluar që ta lë muzikën.
“Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi sot pas namazit të ikindisë në Xhaminë e madhe në Prishtinë e priti reperin e njohur, tashmë të famshmin Gold AG,i cili e njoftoi hoxhën për motivin e këngës së përfolur ditëve të fundit.
Ndërsa Hoxha nga ana e tij e falenderoj vëllain Arianin për guximin, vendosshmërinë e tij për t’i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë.
Pastaj hoxha e këshilloi atë që ta lë muzikën dhe në të njejtën kohë të jetë sa më i kujdesshëm në flajorin e tij, sepse fjalori i pastërt është kulturë e besimtarit të mirë”, shkruan në facebook  “Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi”.