Henri Kisinxher paralajmëron luftë të mundshme në Azi


Ish sekretari shtetëror amerikan Henri Kisinxher paralajmëroi në mundësinë nga shpërthimi i luftës në Azi,  pasi në Lindjen e Largët vazhduan të rriten tensionet mes Kinës dhe Japonisë.
Duke marrë pjesë në punën e Konferencës ndërkombëtare për siguri, Kisinxher theksoi se Azia sot përkujton në Evropën e shekullit 19, kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve.
Komenti i Kisinxherit vjen pasi vendet aziatike, si dhe opinioni ndërkombëtar shprehën brengën e tyre për shkak të tensioneve mes Pekinit dhe Tokios.
Kontesti mes këtyre dy vendeve filloi rreth sovranitetit të arkipelagut të vogël dhe të papopulluar në Detin lindor kinez, ndërsa vazhdoi me vendim njëpalësh të Kinës për zgjerim të zonës së saj ajrore të sigurimit, me çka i përfshiu edhe ishujt kontestues.
Hapi i tillë i Kinës shkaktoi pakënaqësi edhe në Korenë Jugore dhe Tajvanin, si dhe reagim të SHBA-së, të cilët ashpër e dënuan “zgjidhjen njëpalëshe” të Pekinit zyrtar.
Tensionet e Kinës dhe Japonisë edhe më shumë u rritën pas vendimit të kryeministrit japonez Shinzo Abe të vizitojë një  vend të shenjtë fetar  i cili lidhet  në periudhën militante  të Japonisë paraushtarake, që në Kinë e vlerësoi si gjest fyes.
Qeveria në Tokio ngriti edhe inicativë për ndryshim të “Kushtetutës” së saj pacifiste, ndërsa njoftoi edhe modernizim të shpejtuar të forcave të armatës së saj.
Kisinxher, i cili para se të bëhet sekretar shtetëror, ishte këshilltar i sigurisë nacionale të presidentit amerikan Riçard Nikson, ishte përfshirë në misione paqësore shumë të rënda në mbarë botën.
Pas tërheqjes nga politika, ai u bë analitist i respektuar dhe ekspert për gjendjet në politikën globale ndërkombëtare.