Provincat veriore në Iran këto ditë janë përfshirë nga i ftohti dhe moti i lig me borë, të cilat sipas ekspertëve, janë më të mëdha në pesë dekadat fundit.
Moti i lig shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe gaz për rreth 500.000 qytetarë, ndërsa në provincën Mazandaran në vende të caktuara është formuar mbulesë e akullt prej dy metrave.
Njeriu i parë i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pir Hosein Kolivant deklaroi se në rajonet e përfshira nga moti me borë janë dërguar ekipet e shpëtimit të cilat duhet t’ju ndihmojnë rreth 11.000 njerëzve të cilët janë të shkëputur nga bota.
Për shkak të motit të lig është ndërprerë edhe mësimi në numrin më të madh të institucioneve arsimore në Iranin verior, mes të cilëve edhe në disa shkolla në kryeqytetin iranian Teheran.
Meteorologët njoftuan se prej sonte moti me borë do të përhapet drejt pjesës perëndimore të Iranit.