Çmenduria e surfistit, rrezikon jetën për rekord (VIDEO)


Surfisti anglez, Andrew Cotton ka rrezikuar jetën e tij në sportin e tij të dëshiruar. Surfisti anglez ka sfiduar dallgën e ujit prej 25 metrave në Portugali duke dalur fitimtarë në këtë sfidë. Ngjarja u xhirua në vendin e quajtur Nazare, buzë brigjeve të bregdetit portugez.
Rekordi i Cotton është shqyrtuar edhe nga libiri i Ginisit dhe se sipas të gjitha gjasave do të pranohet sepse lartësia e dallgës ishte 25 metra, gjë e cila s’kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Qindra njerëz po e shikonin me emocione nga afër paraqitjen e tij, ndërsa vetë familja e surfistit thuhet se nuk e ka parë ngjarjen për shkak të pasojave që mund të sjellte kjo ngjarje.