Thonjtë – ngjyrat dhe format dominuese për vjeshtë


Ngjyrat dhe teksturat dominuese të thonjve në këtë periudhë vjeshtore janë ngjyrat e errëta, madje të pasura, janë rikthyer. Ndër këto ngjyra, bien në sy e kaltra në gri, vjollcë, e kuqja e errët, ngjyra kaki, ngjyra gri e zbehtë dhe gështenja, ndërsa tendenca e teksturës është figurat dhe xixat që krijojnë një ylber ngjyrash në dritë.  Forma dominuese e thonjve,  ndryshe nga stina e verës, kur forma ishte ovale, forma aktuale e thonjve është midis ovales dhe katrores. Ndërsa tendencat e artit të thonjve dhe stilit për momentin është manikyri që shkon nga e zbehta deri në të errët, si dhe xixat dhe kristalet e vogla.
Bishtaleci i ulët, praktik dhe komod
Bishtaleci është opsion i përsosur për ditët kur nuk keni kohë të kujdeseni për flokët, apo flokët nuk i keni të lara për ca ditë, gjë që e bën këtë model shumë praktike. Në këtë sezon më së shpeshti ka pasur mundësi të shihet bishti i ulët në variacione të ndryshme. Te John Galliani dhe Ralph Laureni është parë versioni i lëmuar, ndërsa Moschini bishtit të flokut i ka dhënë volum të sofistikuar. Bishtaleci i ulët jep një pamje elegante dhe te sofistikuar, edhe pse është praktik dhe komod, meqë me pak lëvizje ju lejon te jeni perfekte.