Tendenca vjeshtë-dimër e çantave


Çantat me printime kafshësh dhe të përzierja me stilin british janë ato që do të mbajmë këtë dimër. Në pasarelë kemi parë edhe çanta me peliçe sintetike, në të cilën miksohet tradicionalja me modernen. Gucci na sjell modelet retro te frymëzuara nga vitet ’50. Tendencë këtë vit do të jetë ngjyra e kuqe e verës. Femrat e Salvatore Ferragamo është një grua metropolitane dhe elegante. Ajo i qëndron besnike stilit italian. Çantat duhet të jenë “arkitektonike” por në të njëjtën kohë komode. Federico Piaggi dhe Stefano Citron, luajnë me format e çantave dhe stilin retro. Këto çanta janë ideale për në darkë, duke qenë të vogla dhe me material të çmuar. Emilio Pucci për koleksionin e tij vjeshtë-dimër na sjell çantat me dizajn tigri, kombinuar me të zezë ose veshje kamoshi.

Këpucët e reja sipas ngjyrës së lëkurës, shihni propozimin e Christian Louboutin
Dizajnuesi i famshëm i këpucëve Christian Louboutin ka prezantuar koleksionin e ri të këpucëve për femra. Risia në këtë linjë të re është përshtatja e ngjyrës së këpucëve me atë të lëkurës. Duke marë parasysh pesë tonalitet të ndryshme të lëkurës Louboutin sjell 5 modele të reja këpucësh klasike. Dizajnuesi Louboutin ka shprehur se silueta e femrave do të zgjatet në një mënyrë mjaft elegante me këpucët që i përshtaten ngjyrës së lëkurës.