Shqiptari që merr pjesë në betejën e Sirisë: Ejani dhe luftoni për Xhihad (VIDEO)

Një i ri kosovar që po merr pjesë në luftën e Sirisë në radhët e kryengritësve kundër presidentit Bashar el Asad, në një video të postuar në internet bën thirrje që t’i bashkangjiten edhe pjesëtarë të tjerë.
Personi, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë publik, thërret të gjithë vëllezërit që t’i bashkangjiten në këtë luftë, të cilës i janë bashkangjitur “luanët nga e gjithë bota që kanë ardhur në këtë luftë të shenjtë”, raporton Zeri.
Ai mes të tjerash thotë se ka shkuar në Siri për të mbrojtur nderin e “motrave muslimane”…
“Mos qendroni asnjë minutë në shtëpitë tuaja, po hajdeni këtu”
“Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh këtu në tokën e Xhihadit”, shkruan ai, në videon e postua më 12 tetor.