Kënga “Applause” është pjesë e albumit më të fundit të Gagas të titulluar “ARTPOP”. Kjo këngë e cila do të publikohet me 19 gusht do të jetë kënga e parë që do të publikohet nga albumi i ardhshëm i këngëtares i cili del në treg me 11 nëntor të këtij viti.
Ndërkohë, Gaga është akuzuar se ka shkelur ligjet e emigracionit në Rusi ku ka bërë promovimin e homoseksualizmit gjatë një shfaqje ‘live’ në vitin 2012. Politikani rus Vitaly Milonov ka paraqitur një kërkesë për prokurorinë e përgjithshme që të nisë hetimet për qëndrimin e Gaga’s në Rusi, duke pretenduar se ajo theu ligjin duke përformuar për para në Rusi ndërkohë që posedonte vetëm vizë turistike.

Milonov ka bërë të ditur se do të merren masa të njëjta edhe për koncertin e ardhshëm të Madonës.
“Të dyja artistet janë akuzuar për ‘përhapje’ të homoseksualizmit”, ka theksuar Milonov. Ka gjasa që rasti Gaga të përcillet në ministrinë e punëve të jashtme të shërbimit federal të emigracioneve për hetime të mëtejshme. Një përfaqësues i përgjithshëm rus ka thënë se: Kur u lëshua viza e saj, kishte qëllime kulturore, ku ceket se me këtë vizë nuk lejohet angazhimi në ndonjë biznes apo aktivitet fitimprurës.
Kliko me posht per me shume...
Kliko me posht per me shume...