Në fshatin Kuqishtë të Rugovës, të dielën për herë të 22-të u mbajtën lojërat tradicionale “Rugova 2013”, të cilat karakterizojnë shumëllojshmërinë e traditës dhe zakoneve të trevës së Rugovës, të trashëguara me shekuj nga brezi në brez.
Hapjes së lojërave nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, i parapriu ngritja e flamurit me simbolin e lojërave, nën tingullin e kavallit.
Hapjes së lojërave nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, i parapriu ngritja e flamurit me simbolin e lojërave, nën tingullin e kavallit.
Tradita e organizimit të përvjetshëm të këtyre lojërave ka nisur të ndryshojë pak vitin e kaluar, më përfshirjen në këto lojëra edhe gjithnjë e më shumë të ansambleve të tjera të trojeve etnike. Por, kësaj here lojërat dalluan nga të gjitha të tjerat më parë, shkruan Tribuna.
Treva e Rugovës dhe ansambli i saj autokton “Rugova”, në arenën e lojërave dhe valleve këtë të diel me vapë, nuk ka qenë i vetmi reprezentues i Kelmendit. Pas mbi 100 vjet, etnikumi kelmendas u bashkua në Kuqishtë me lojëra, valle, doke, zakone dhe traditën e trashëguar.
Kliko me posht per me shume...





