Është krenaria e gjithë shqiptarëve në Kroaci dhe jo vetëm. Këngëtari Mark Marku i cili me zërin e tij të veçantë arriti të fitojë zemrat e publikut kroat duke u radhitur i treti në mesin e 15 mijë konkurrentëve në “Kroacia kërkon një yll”, njëherësh u bë shqiptari i parë që këndoi në “Zagreb Fest” që nga viti 1959.
Në një bisedë për Tribuna këngëtari Marku ka rrëfyer për aktivitetet e tanishme në Kroaci dhe planet e tij në skenën muzikore shqiptare.
“Në Kroaci shkova kur isha 16 vjeç. Atje krahas shkollës gjithmonë kam punuar ndonjë punë me të cilën kam mbajtur veten sepse unë jetoj vetëm në Kroaci ndërsa familja është këtu në Kosovë. Tani sapo kam përfunduar shkollën e muzikës, arsye për të cilën shkova në Kroaci. Por, krahas kësaj kam përfunduar edhe shkollën për menaxhim turizëm dhe hotelieri”, thotë Marku.
Kliko me ppsht per me shume...
Kliko me ppsht per me shume...





