Pamje nga Malisheva – Foto: Kosovoguide.com
Nga: Kushtrim Gashi
Rasti me i rend vitin e kaluar qe ka ndodh në komunën e Malishevës është ai i vdekjes se nxënëses 16 vjeçare nga fshati polloqicë e Malishevës, Albana Gashi. Shkaku i vdekjes kanë qen ethet hemorragjike krime-kongo.
Rasti tjetër i fundit qe ka ndodh këtyre ditëve është ai i vdekjes se Muharrem Thaçi nga Balinca e Malishevës dhe nga i njëjti shkaktar, pra nga pickimi i rriqrave.
Ethet hemorragjike krime-kongo shkaktohen nga infeksioni me virusin e bartur me rriqra, ku sëmundja se pari është zbuluar ne Crimea me 1944 dhe me vonë është gjetur edhe në Congo me 1969 nga e ka marrë edhe emrin.
Përndryshe ethet hemorragjike në Kosovë janë paraqitur në vitin 1954, ku kanë ndodhur edhe rastet e para të vdekjeve. Sipas infektologeve shpërthimet epidemike kanë qen në vitet 1991, 1995, 2001, 2005. Problemi me i madh është ai i identifikimit, nëse një person është pickuar nga rriqra. Rrezikshmëria më e lartë është kur pickon rriqra femër sepse lëshon një enzyme anestetike e cila eviton dhimbjen, dhe në ketë forme infektimi mund të zhvillohet pa qen në dijeni se është kafshuar nga rriqra.
Derisa në Argjentinë ekziston vaksina për ethet hemorragjike, në vendin tonë jo vetëm qe nuk ka vaksine për ketë lloj epidemie, por qeveria e republikës së Kosovës nuk e merr me me seriozitet ketë çështje, duke e ditur se jeta e qytetarëve është në rrezik të vazhdueshëm.
Dezinfektimi selektiv qe po aplikohet pothuajse çdo vit nuk është efektiv dhe është metodë jo e suksesshme për parandalimin e etheve hemorragjike sepse bëhet dezinfektimi vetëm i atyre vendeve qe frekuentohen nga qytetarët, por jo edhe vendet e tjera sikurse fushat, mali etj, e qe në këto vende po ndodhin rastet me të shpeshta të pickimit të rriqrave.
Për qeverinë e republikës së Kosovës duhet të ketë rendësi jetike jeta e qytetarëve sepse jeta e tyre kurrë nuk ka qen më në rrezik!
Ky rrezik nuk po mund qe të evitohet nga Komunat sepse mundësitë dhe mjetet e tyre janë të kufizuara, andaj qeveria është ajo e cila duhet qe të intervenojë duke ndarë mjete për zonat e rrezikuara nga rriqrat.
Këto mjete do të duhej qe të ndahen për informimin e qytetarëve dhe masave mbrojtëse qe duhet të aplikojnë dhe pjesën tjetër për spërkatje të përgjithshme me aeroplan sepse vetëm kështu mund të bëhet sensibilizimi i qytetarëve dhe dezinfektimi i përgjithshëm i vendeve të rrezikuara si dhe të shpëtohet jeta e qytetarëve.
Gjithashtu qeveria do të duhej qe njëkohësisht të punonte edhe në zbulimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike krime-kongo në Kosovë sepse vetëm kështu do te shpëtonim jetë./Kushtrim Gashi/gazetaditore






