Lavdije Murati
Që ato të jenë në formën më të mirë, përkujdeset shqiptarja me origjinë nga Kosova, Lavdije Murati. Ajo e kryen punën e pedikyristes te nënkampioni i Evropës në futboll, Borusia Dortmund. Në një bisedë për localkompass, ajo thotë se zanatin e ka mësuar në Spanjë, në një kurs 3 vjeçar. Nëse lojtarët e Borusia Dortmund kanë problem me shputat e këmbëve, këtë problem e zgjidhë Lavdija.
Mënyra se si ajo u punësua te Dortmund ishte interesante. “Një lojtar i Borussias ishte klient në studion ku unë punoja. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni dhe unë u lajmërova atje ku edhe më pranuan. Përkujdesem kur lojtarët kanë probleme me shputa” thotë Lavdija, e cila nuk e ka problem të tregojë se edhe pse është e punësuar në një klub të madh siq është Dortmundi, nuk i intereson fare futbolli./reporteri






