Delphine Boel, e konsideruar vajza e paligjshme e mbretit të Belgjikës Albert i II-të, ka kërkuar ndaj drejtësisë vendase që të njihet si vajza e sovranit 79 vjeçar.
Artistja 45 vjeçare, e cila thirret me pseudonimin “baroneshë” deklaroi se është e njëjtë në trashëgimi i princi trashëgimtar Filippo 53 vjeç dhe princesha Astrid 51 vjeç.
Nga ana e pallatit mbretëror thuhet se kjo çështje është në duart e drejtësisë, dhe është diçka private e familjes, duke shtuar se çdo gjë bëhet për para.
Sakaq media të shumta kanë analizuar ngjashmërinë fizike mes Boel dhe mbretit, duke thënë se testi i ADN-së do vërtetojë çdo dyshim.a.y/noa






