Hudhra – aromë jo të këndshme por aleat i shëndetit

Njihet si armik i marrdhënieve sociale për shkak të aromës së “keqe” që ka, hudhra megjithatë është një mikeshë e madhe për mirëqenien e njeriut. Hudhra është një antibiotic i vërtetë natyral.


  • Armik i baktereve
    Një nga vlerat kryesore antibiotike të hudhrës, është “lufta” që u bën mikro organizmave të rrezikshëm, si bakteret, viruset, parazitët, etj.
  • Aleat i zemrës dhe arterieve
    Hudhra është një mik i shkëlqyer për zemrën dhe arteriet, sidomos sa i takon faktit që ajo mban nën kontroll tensionin. Gjithashtu hudhra kufizon rreziqet e koagulimeve të rrezikshme në enët e gjakut.
  • Vlerat për linjat dhe mëlçinë
    Vlerat dobësuese të hudhrës, janë indirekte, por mjaft efikase. Ajo është shumë e mirë për të luftuar mbipeshën, pasi hudhra ul ndjeshëm sheqerin në gjak. Ndër të tjetra ajo funksionon si një dizintoksikues sa i takon mëlçisë.
  • Anti-kancerogjen
    Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, hudhra duket se ka efekt parandalues kundër kancerit.
  • Kundër impotencës
    Duket sikur nuk është e vërtetë, por hudhra është një përbërës gati magjik në stimulimin e dëshirës seksuale si dhe është shumë e mirë për të luftuar impotencën
Femina