Fotografi shokuese nga festa e 45-vjetorit të Arian Çanit

Një festë komplet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim deri tani. I tillë ka qenë 45-vjetori i moderatorit të njohur Arian Çani, i cili mblodhi të shtunën që lamë pas, në club ‘Mumja’, miqtë e tij më të mirë.
Jo vetëm për të festuar këtë përvjetor të tijin, por edhe për të shijuar ‘live’ performancën e Dj topless Katusha.
Të ftuar në këtë festë ishin personalitete të shumta të jetës publike, si: Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksandër Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Suela Konjari me aktorët e Teatrit të Metropolit, Genc Fuga dhe Eni Jani, Floriana Garo etj…
Për të ftuarit ishte rezervuar priveja e club-it, por disa prej tyre u bënë njësh me njerëzit e tjerë, për ta shijuar edhe më shumë mbrëmjen.
Fotot që sjellim sot e shfaqin Arian Çanin ashtu siç ai është. I çlirët nga komplekset dhe paragjykimet, duke u puthur me bashkëshorten Enin e duke u përqafuar bashkë me të me Dj Katusha.

cani1
cani2

cani4
cani5
cani6
cani7
cani8
cani9
cani10
cani11
cani12
cani13
cani14
cani15
Femina