Kujdes dhëmbët e pjekurisë!


Dhëmbët e dalë në moshën njëzet vjeçare apo më herët, të njohur ndryshe si dhëmbët e pjekurisë, dalin në nofullën e poshtme, por nëse nuk ka vend, ato mund të shkaktojnë shtrembërime dhe prishje të dhëmbëve të tjerë.

Specialistët na këshillojnë të kontaktojmë menjëherë dentistin në rast të problemeve me dhëmbët. Dhëmbët e pjekurisë janë një nga problemet më të rëndësishme shëndetësore të shfaqura në moshë të re. Këto dhëmbë dalin në moshën 18-20 vjeç, dalja e tyre nuk përbën problem nëse ka vend në nofull. Por, ndonjëherë mund të mbesin të ngulur ne nofull.
Duke mbetur të ngulur në nofullën e poshtme ato i bëjnë presion nga prapa përpara duke shkaktuar shtrembërim të dhëmbëve të përparmë. Dhëmbi i quajtur 8-ta, ushtron presion mbi dhëmbët e tjera duke shkaktuar prishjen e hershme.
Dhëmbët e pjekurisë mund të dëmtojnë edhe muskujt e nofullës. Për këtë arsye tek pacienti mund të shihen fryrje, shtrembërime të nofullës.
Këto dhëmbë mund të prishen shpejt nëse nuk lahen mirë. Nëse keni probleme të tilla specialistët sugjerojnë vizitën tek dentisti, mjekimin ose heqjen e dhëmbit në zonën e infektuar.

Femina