Nga Kastriot Myftaraj
26 janar 2010
Kombi shqiptar nё Ballkan gjendet nё njё ekuacion gjeopolitik, ku ai pёrbёn njё nga tё panjohurat e kёtij ekuacioni, nga mёnyra e zgjidhjes tё sё cilёs do tё varet trajta qё do tё marrё ky ekuacion, domethёnё pozita e shqiptarёve nё rajon. Regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisё nё Shqipёri, mund tё ketё njё impact deformues nё kёtё gjё. Tё gjitha vendeve nё Ballkan mund t’ u kёrkohet qё tё bёjnё regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare, por Shqipёrisё jo. Kjo pёr njё arsye tё thjeshtё. Greqia me 11 milion banorё ka 131.990 km², Serbia me 7. 5 milion banorё ka 88 361 km², Bullgaria me 7. 6 milion banorё ka 111.000 km², Maqedonia me 2.1 milion banorё ka 25.713 km², Mali i Zi me 670 mijё banorё ka 13.812 km². Kurse Shqipёria me 3.5 milion banorё ka 28.748 km². Ёshtё e qartё se Shqipёria, si shtet, ka shumё mё pak se fqinjёt tokё nё raport me popullsinё, dhe kjo gjё ka ndodhur se fqinjёt kanё pёrfituar padrejtёsisht nё dёm tё shqiptarёve.
Edhe si komb shqiptarёt janё mё tё handicapuarit. Kombi serb, me 8.5 milion njerёz (nё Serbi zyrtarisht vetёm 82% janё serbё), ka rreth 114 000 km² me dy shtetet e tij, Serbinё dhe Republikёn Serbe tё Bosnjё-Herzegovinёs. Kombi grek, me 11.5 milion banorё, ka 136.886 km², sё bashku me pjesёn greke tё Qipros. Kombi bullgar, me 8 milion banorё sё bashku me pjesёn sllave tё Maqedonisё, do tё ketё rreth 130 000 km², kur tё ndahet Maqedonia. Kombi shqiptar, me 7 milion njerёz, do te kete rreth 48 000 km², kur Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisё tё bashkohen me Republikёn e Shqipёrisё (sido qё tё ndodhё, edhe sikur Kosova veriore t’ i shkojё Serbisё dhe me Shqipёrinё tё bashkohet Lugina e Preshevёs). Pra, kombi shqiptar edhe kёshtu do tё jetё dukshёm i handicapuar nё krahasim me fqinjёt.
Pёr kёtё arsye nuk ёshtё me vend qё tё bёhet nё Shqipёri njё regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare, i cili do tё shёrbente si ekspedient pёr spekulime mbi pёrbёrjen etnike dhe fetare tё popullsisё,tё nxitura nga fqinjёt. Kombi shqiptar nuk u ka borxhe fqinjёve nё hapёsirёn e vet nacionale, madje janё tё tjerёt qё na kanё borxhe. Prandaj nuk ka vlerё teza se Shqipёria duhet tё bёjё regjistrim popullsie mbi baza etnike dhe fetare se kёtё e paska bёrё Bullgaria, Maqedonia, apo Mali i Zi.
Shqiptarёt janё kombi nё Ballkan tek tё cilёt raporti mes numrit tё pёrgjithshёm tё popullsisё si komb dhe territorit tё shtetit tё tyre, ёshtё mё i pafavorshmi. Pёr kёtё arsye shtetformimi tek shqiptarёt, dhe me kёtё kam parasysh bashkimin e shqiptarёve nё njё shtet tё vetёm, ёshtё njё rast i veçantё nё rajon dhe mё gjerё. Njё shtet shqiptar me 7 milion banorё dhe 48 000 km² territor do tё kishte impact tё madh nё zgjidhjen e tё panjohurave tё ekuacionit gjeopolitik ballkanik. Prandaj grekёt dhe serbёt duan ta komplikojnё ekuacionin gjeopolitik ballkanik, duke pёrdorur regjistrimin e popullsisw.
Qeveria shqiptare dhe posaçёrisht kryeministri Berisha do tё bёjnё njё krim kombёtar nёse e materializojnё atё qё kanё thёnё pёr regjistrimin e popullsisё mbi baza etnike dhe fetare. Por edhe kritikёt e qeverisё dhe tё Berishёs duhet ta kuptojnё se ёshtё njё spekulim ta pёrqёndrosh gjithё presionin tek Βerisha pёr kёtё çёshtje. Se e shkuara ka treguar qё kur Berisha i reziston fort Greqisё, siç ndodhi nё vitet 1993-1994, lobi greko-amerikan ёshtё nё gjendje ta kthejё konfliktin shqiptaro-grek nё konflikt shqiptaro-amerikan. Atёherё Berisha u kritikua se e prishi Shqipёrinё me SHBA! Dilema e Berishёs ёshtё se nёse i reziston Greqisё pёr çёshtjen e regjistrimit etnik dhe fetar tё popullsisё, lobi greko-amerikan pёrsёri do ta kthejё konfliktin shqiptaro-grek nё konflikt shqiptaro-amerikan. Njё pjesё e madhe e kritikёve tё Berishёs pёr çёshtjen e regjistrimit tё popullsisё, nё fakt mezi presin qё tё ndodhё pikёrisht kjo gjё.
Prandaj ёshtё mirё qё njё pjesё e presionit tё opinionit publik pёr çёshtjen e regjistrimit tё popullsisё tё adresohet ndaj diplomacisё amerikane. Nuk mund tё bёhet regjistrim etnik dhe fetar i popullsisё nё SHBA, nё rast se kёtё gjё nuk e duan amerikanёt. Nё vitin 2001 qeveria socialiste ishte duke e bёrё regjistrimin etnik dhe fetar tё popullsisё, por kёtё e ndaluan amerikanёt me anё tё Presidentit Meidani. Amerikanёt vepruan kёshtu se donin tё lehtёsonin presionin e qeverisё greke mbi qeverinё shqiptare. Do tё ishte mirё qё amerikanёt tё bёnin kёtё gjё edhe sot, pra tё mbёshtesnin Presidentin Topi qё ta kundёrshtonte regjistrimin etnik dhe fetar tё popullsisё.
Amerikanёt e kanё tё qartё se regjistrimi fetar dhe etnik i popullsisё nё Shqipёri prej dy dekadash ёshtё synuar tё pёrdoret si ekspedient pёr shpёrbёrjen e shtetit shqiptar. Prandaj ata nuk duhet ta lejojnё atё. Nёse do tё bёhet ndonjёherё njё regjistrim i tillё i popullsisё nё Shqipёri, e mira ёshtё qё ai tё bёhet kur Shqipёria tё jetё bёrё anёtare e Bashkimit Europian, se atёherё shqiptarёt nuk do tё bёjnё deklarim fals pёr tё pёrfituar pasaporta tё Bashkimit Europian. Madje mё e mira do tё jetё qё ky regjistrim popullsie tё bёhet pasi Shqipёria tё ketё pёrfituar nga programi i konvergjencёs i Bashkimti Europian, i cili financon rritjen e nivelit ekonomik nё vendet e reja anёtarё, deri nё nivelin mesatar tё Bashkimit Europian. Atёherё mund tё jemi tё sigurt se shqiptarёt do tё shprehin lirisht pёrkatёsinё e tyre etnike dhe fetare.





