Trupi i Çavez do balsamoset dhe do ekspozohet në një arkivol qelqi (FOTO)


Venezuela's Vice President Maduro, Brazil's former President Da Silva, Brazil's President Rousseff and Rosa Virginia, daughter of Venezuela's late President Chavez, view Chavez's coffin during a wake at the military academy in CaracasTrupi i Hugo Çavez, presidentit të Venezuelës, do të balsamoset dhe do të ekspozohet në muze në një arkivol prej qelqi.
Trupi i tij nuk do jetë shumë larg nga pallati presidencial, nga ku ai qeverisi për 14 vite.
Lajmin e bëri të ditur pasuesi i tij.
Në këtë mënyrë, Çavez do ketë të njëjtin trajtim si liderët revolucionarë komunistë Lenini, Mao dhe Ho Shi Min.
Zëvendëspresidenti Nikolas Maduro tha se trupi i Çavez do qëndrojë edhe për shtatë ditë në homazhe, pasi janë me mijëra njerëz që duan ta shohin.
Nuk dihet me saktësi se kur do të zhvendoset trupi nga Akademia Ushtarake ku edhe ndodhet aktualisht.
Ndërkohë, lideri i ri i këtij vendi vazhdon të këmbëngulë se Çavez është infektuar nga armiqtë imperialistë.
Analistët nga ana e tyre thonë se lideri majtist kishte një pasuri të jashtëzakonshme prej 2 miliard dollarësh.
Irani e ka shpallur ditë zie për të nderuar një aleat të luftës kundër imperializmit amerikan.
Handout of supporters of Venezuela's late President Chavez viewing his coffin during a wake at the military academy in Caracas
Supporters of Venezuela's late President Chavez arrive to view his body in state at the Military Academy in Caracas
A woman shows a poster in tribute to Venezuela's late President Chavez during a concert to honour him in Managua
Supporters of Venezuela's late President Chavez stand in line to view his body in state in Caracas
A woman is carried out of the crowd of supporters of Venezuela's late President Chavez after collapsing while waiting to view Chavez's body in state in Caracas
Supporters of Venezuela's late President Chavez stand in line to view his body in state as the Venezuelan flag flies at half mast in Caracas