Një banane e ngulur në prapanicën e Andi Bushatit, Mustafa Nanos, Andrea Stefanit…



 Nga Kastriot Myftaraj

       Në ish-republikat e bananeve të Amerikës Qendrore, ku ambasadorët e SHBA qenë prokonsuj të vërtetë, gazetarët të cilët qenë bërë lakejtë e ambasadës së SHBA ndëshkoheshin në një mënyrë të veçantë. Ata kapeshin, zhvisheshin lakuriq, dhe lidheshin pas një peme, me shpinë nga rruga, me një banana të ngulur në prapanicë. Banania e ngulur në prapanicë shprehtë në mënyrë simbolike kumtin se ky njeri i ndihmonte yankee-t që ta mbanin vendin të nënshtruar, si republikë bananesh. Të gjithë ata gazetarë që morën pjesë ditën e premte në takimin me ambasadorin amerikan meritojnë që të lidhen lakuriq në pemët e bulevardit kryesor të Tiranës me nga një banane të lidhur në prapanicë, se u bënë personazhe të një farse që ka vite që nuk shihet as në ish-republikat e bananeve. Banania që do të ngulej në prapanicën e Mero Bazes duhet të ishte futur një një çorape, si prezervativ, duke ia bërë këtë nder Meros meqënse çorapja është simboli i tij. Unë jam i sigurt se të gjithë atyre të cilët qenë të pranishëm në sallë nuk do t’ u pëlqente ky trajtim, përveç Erion Veliajt, i cili ndoshta do të pezmatohej vetëm se nuk e kishin ndëshkuar me ekuivalentin mishtor të bananes.
      Mustafa Nano tha në takim se i vjen turp që është shqiptar. Unë do të thosha se çdo shqiptari duhet t’ i vijë turp se Mustafa Nano dhe ata që ishin të pranishëm në takim janë shqiptarë. Mustafa Nano rrinte para ambasadorit amerikan siç rrinte dikur para Mustafa Nanos qeni i pularisë që ai privatizoi në Skrapar, në kohën që Berisha ishte president.  Mustafa Nano, i cili atëherë ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, të vriste për Berishën. Berisha i sotëm nuk është më i keq se Berisha i asaj kohe, e megjithatë Mustafa Nanos atëherë nuk i vinte turp që ishte shqiptar. Dhe ky Mustafa Nano, i cili sillet si lakeu më i pështirë i ambasadës amerikane, i traditës më të keqe të ish-republikave të bananeve, guxon të na shtiret edhe ithtar i Noam Chomsky-t. Chomsky do ta pështynte Mustafa Nanon dhe do ta quante batakçi, po ta shikonte në takimin me ambasadorin amerikan.
      Edhe Andrea Stefani, i cili e mban veten për një njeri me vokacion special liberal-demokrat, tregoi se i përket tipit të gazetarëve-lakej të ambasadës amerikane të traditës më të keqe të ish-republikave të bananeve.
      Sa për Andi Bushatin, ai ishte mësuar me skena të tilla, që kur ishte fëmijë, dhe e merrte gjysh Hysniu (Kapo) për dore e shkonin në ambasadën kineze ku Andi recitonte vjersha për Mao Ce Dunin. Tash Andi reciton vjersha para ambasadorit amerikan, siç bëri ditën e premte. Andit edhe emrin ia ka vënë ambasadori kinez në Tiranë, në vitin 1969, me kërkesën e gjysh Hysniut, i cili i kërkoi ambasadorit një emër për nipin, duke qenë se ishte fryma e Revolucionit Kulturor Kinez. Ambasadori kinez ia vuri emrin “An”, që dreqi e di se ç’ do të thotë në gjuhën kineze, dhe Andi vuajti shumë me emrin “An” në kopësht dhe në shkollën fillore se shokët e quanin me tallje “Ana”. Më vonë, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën, Andi shpëtoi se emrit “An” i shtoi dhe një rrokje duke e bërë Andi.
      Ishte me të vërtetë tragjikomike të shikoje ambasadorin amerikan duke folur për lirinë e medias duke pasur Andi Bushatin në krah. Në kohën që babai i Andi Bushatit ishte shef i Sigurimit të Shtetit për Lushnjën në vitet shtatëdhjetë, Andi dhjetëvjeçar, nipi i Hysni Kapos, kur e shoqëronte babain në gjueti, mbante në dorë një thupër me të cilën qëllonte fëmijët e të internuarve politikë. Kohët ndryshojnë, por Andi deri më sot nuk ka kërkuar falje për këtë.
      Ambasadori amerikan në takimin me gazetarët tha se ai nuk e pranon mendimin e Aleksandër Frangajt për Mero Bazen, por i njeh atij të drejtën të shprehë atë që mendon. Kjo është gjuha e ambasadorëve amerikanë në republikat e bananeve. Ku e gjeti ambasadori amerikan atributin t’ i japë, ose të mos i japë të drejtën e fjalës së lire Aleksandër Frangajt?
      Shumë veta mund të thonë se sjellja e ambasadorit amerikan ishte e justifikuar për faktin se u dhunua Mero Baze. E pra, ambasadori amerikan e di shumë mirë se cila është e vërteta e kësaj historie. Ambasadori amerikan e di shumë mirë se Mero Baze nuk u dhunua, por zbatoi një skenar. Ekziston një lidhje e qartë midis historisë së Mero Bazes dhe refuzimit të Gjermanisë për të dhënë miratimin për Shqipërinë në Bruksel. Arsyeja që nxorri qeveria gjermane nuk ishte aspak e besueshme. U kuptua se në Berlin kishte influencuar një lobing kundër Shqipërisë, që duket se ka qenë lobing rus, duke ditur marrëdhëniet speciale ekonomike që sot Gjermania ka me Rusinë. Dhe Rusia këtu ka vepruar për llogari të Serbisë. Ku është lidhja e kësaj çështjeje me atë që ndodhi me Mero Bazen? Incidenti i Mero Bazes me Rezart Taçin ndodhi dy ditë para se në Tiranë të fillonte një konferencë ndërkombëtare për mediat, e organizuar nga WAZ Medien Gruppe, kompania gjermane që ka në pronësi televizionin ku Mero Baze bën emisionin e tij. Ata njerëz në Berlin të cilët influencuan për keq në vendimin e qeverisë gjermane për Shqipërinë, e përdorën këtë konferencë për të krijuar një incident në Shqipëri, që do ta shfaqte vendin tonë në një dritë të keqe. Dhe këta njerëz e udhëzuan Mero Bazen që të shkaktonte një incident me Rezart Taçin. Duke e njohur se kush është Mero Baze, nëse ai e bën ndërmend që t’ i dalë para e të irritojë dikë, jo me Rezart Taçin që është në gjendje ta bëjë, por mund ta bëjë edhe me Obamën e Anxhela Merkelin. Nëse Mero Baze do t’ i dilte para Obamës apo Merkelit dhe do t’ u fliste me gjuhën e rubrikës satirike të gazetës së tij, vështirë se ata do të duronin pa u thënë bodyguard-ve që t’ i jepnin disa shpulla.
      Dhe pastaj manipulatorët profesionistë të WAZ Medien Gruppen që kishin ardhur në Tiranë e frynë ngjarjen duke e shndërruar në një skandal të madh. Kjo flluskë do të shfryhej në moment nëse do të bëhej e ditur se kush janë aksionerët e WAZ Medien Gruppen. Le të paraqesë Mero Baze dokumente për këtë gjë në emisionin e tij. Por ai nuk do ta bëjë këtë gjë se pronarët e tij janë rusë. Edhe vetë shteti shqiptar nuk e di se kush janë aksionerët e WAZ Medien Gruppen. Në rast se ai do të guxojë të kërkojë të dhëna, do të shkojë ambasadori gjerman dhe do të protestojë se po dhunohet liria e medias. Ambasadori amerikan i di të gjitha këto, por bën sikur nuk i di. Ambasadori amerikan i tha Mero Bazes publikisht që të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani. Dhe Mero Baze atë mbrëmje doli në televizion dhe e tejkaloi vetveten, duke thënë se Rezart Taçi, në ditët që thuhej se ishte në kërkim kishte qenë në shtëpinë e kryeministrit dhe kishte fjetur në shtratin e kryeministrit.
      Kjo ishte një fyerje në stilin e Meros, i cili kështu donte të thoshte se Rezart Taçi kishte fjetur me gruan e Sali Berishës. Berisha heshti se ambasadori amerikan e ka bërë të qartë se Mero Baze është i mbrojtur nga SHBA. Ambasadori amerikan nuk e gjeti me vend të reagonte pas asaj që tha Mero në mbrëmjen e ditës që ambasadori amerikan e inkurajoi Meron vazhdonte të bënte atë që kishte bërë. Ndoshta ambasadorit amerikan nuk iu duk e rëndë ajo që tha Mero, se ai vjen nga një kulturë tjetër familjare, ajo xhamajkiane, ku deri para se të emigronte në SHBA është mësuar të shohë nënën dhe motrat të flenë lakuriq bashkë me gjithë fshatin në rrëzë të pemëve. Nëse do t’ i lejoj vetes që të shprehem në gjuhën e Meros, ambasadori amerikan e quan veten John Withers II, por a mund të thotë ai me siguri se cili është John Withersi I, duke pasur parasysh këtë shtrat martesor kolektiv?
      Ambasadori amerikan në takimin me gazetarët u kujtua edhe që Tom Doshi nuk është ndëshkuar për rrahjen e një gazetari vitin e kaluar. Është interesante sa ambasadori amerikan e bëri gjë të madhe incidentin e Tom Doshit në kohën që Tom Doshi kishte ikur nga Edi Rama, por e harroi kur Tom Doshi u kthye tek Edi Rama. Dhe tash që ka sinjale se Tom Doshi mund të largohet përsëri nga Edi Rama, ambasadori amerikan kujtohet se Tom Doshi nuk është ndëshkuar ende. Siç po duket, në rast se Tom Doshi nuk do të largohet nga Edi Rama, mund t’ i lejojë vetes edhe të drejtën që të rrahë Mero Bazen, dhe ambasadori amerikan nuk do të reagojë. Tashmë u bë e qartë se edhe incidenti me Tom Doshi është inskenuar njëlloj si ai me Rezart Taçin, dhe në të dy rastet ambasadori amerikan rezulton i implikuar. Dhe nuk mund të mos të të bjerë në sy fakti që në të dy rastet ambasadori amerikan shënjestroi dy biznesmenë të mëdhenj me origjinë nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Kjo gjë bëhet edhe më mbresëlënëse duke qenë se ambasadori amerikan kishte në krah nipin e Hysni Kapos, Andi Bushatin. Këtë fakt ambasadori amerikan nuk mund ta mbulojë duke përmendur sa për «gjethe fiku» emrin e Musine Kokalarit. Nuk e kishim dëgjuar deri më sot ambasadorin Withers që të përmendte emrin e ndonjë të persekutuari nga diktatura komuniste.
      Mustafa Nano, në takimin me ambasadorin amerikan, tha se i vjen turpi që televizioni publik ndjek pas kryeministrin deri kur noton dhe thyen rekorde, por a nuk është për të ardhur turp që gjithë televizionet shqiptare e ndjekin pas ambasadorin amerikan deri edhe kur tregon përralla në një kopësht fëmijësh, apo kur Top Channel që e mban veten si televizioni më i madh dhe më profesionist në vend, mburret që ambasadori amerikan doli të bënte aktorin komik në “Portokalli”? Nëse do të botohen në një libër fjalimet e ambasadorit Withers, ky do të jetë më zbavitës se “Një ambasadë e zulluve në Paris”, e Faik Konicës. Dikur Faik Konica, krijoi personazhin e Denizullu-Serpe, të diplomatit-palaço afrikan, me të cilin donte t’ i paralajmëronte shqiptarët që të ruheshin nga të bërit qesharak para botës. Por Konica, i cili do të ishte për 13 vjet një ambasador dinjitoz i Shqipërisë në SHBA, nuk do ta kishte shkuar kurrë ndërmend se do të vinte dita që SHBA të çonin në Shqipëri si ambasador, një Denizullu-Serpe.
      Ambasadori amerikan na qenka skandalizuar se Aleksandër Frangaj tha se Mero Baze duhet rrahur tre herë ditën, por nuk u skandalizua dhe nuk skandalizohet fare nga fakti që Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, banon në një superapartament në Tiranë, të cilin e ka marrë si shpërblim që pushoi akuzën ndaj një përdhunuesi, nga babai i këtij të fundit. A e di, ambasadori amerikan, i cili flet për Tom Doshin, sikur të ketë bërë krimin më të madh të botës, se Edi Rama e bëri deputet, babain e përdhunuesit, Hazir Gashin, i cili bleu Prokuroren e Përgjithshme? Pse vajza e përdhunuar paska më pak të drejta se Mero Baze? A nuk e meriton ajo që të merret ambasadori amerikan me rastin e saj?
      Mustafa Nanos nuk i vjen turp që është shqiptar, kur shikon se si Prokurorja e Përgjithshme del në krah të ambasadorit amerikan, me poza si të asaj vajzës së keqe, e cila del në krah të gangsterit të lagjes, duke u dhënë të kuptojnë të tjerëve se unë mund të bëj ç’ të dua me ju, se kam këtë që më mbron. Në cilëndo ish-republikë bananesh, një Prokuroreje të Përgjithshme të tillë, do t’ i jepnin ndëshkimin e bananas, që kam treguar më lart, pikërisht tek dera e ambasadës amerikane.
      Sot Shqipëria është bërë më keq se një republikë bananesh, është bërë karikatura e një republike bananesh. Ne themi se SHBA-të i kemi aleatë dhe kështu duhet të jetë, por aleati i madh nuk e trajton në këtë mënyrë aleatin e vogël, në rast se nuk do që ta armiqësojë. Unë jam i bindur se çdo shqiptar, pavarësisht nëse është i djathtë apo i majtë, pavarësisht nëse është pro apo kundër Berishës, është ndjerë i poshtëruar kur ka parë bashkëkombasit e vet, që e mbajnë veten si elita e medias, në atë takim me ambasadorin amerikan. Për çfarë autokracie të këtij kryeministri apo atij presidenti mund të bëhet fjalë në Shqipëri, kur autokrati i vërtetë dhe i plotfuqishëm është ambasadori amerikan?
      Është me të vërtetë e mjerueshme dhe e pështirë t’ i shikosh analistët të cilët qenë në takimin me ambasadorin amerikan, dhe disa të tjerë të llojit të tyre, kur në debatet televizive, pasi kanë bërë analiza për zhvillimet politike, dhe kanë përmendur Sali Berishën, Edi Ramën, Bamir Topin, Ilir Metën, Fatos Nanon, të thonë në pikën më delikate të debatit, se këtu rëndësi ka se ç’ do të thotë Rruga e Elbasanit. Fjalën e kanë për ambasadën amerikane. Dhe në këtë pikë zgërdhihen si palaço, duke treguar me këtë se të gjitha ato që kishin thënë deri atëherë qenë gënjeshtra, dhe se pikërisht në pikën ku duhet të fillonte vërtet analiza, ata e ndërpresin.
      Ata që ndoqën takimin e ambasadorit amerikan me gazetarët u habitën se si nuk ishte atje Filip Çakuli, i cili mbajti një goxha filipike në protestën para kryeministrisë. E pra, fajin e ka vartësi i tij, doktori i “Fiks fare”, i cili nëntorin e kaluar, kur u zgjodh Obama president, bëri këtë dialog me Sajmirin:
“Doktori: E di ti si i thonë Obamës turqisht?
Sajmiri: Jo.
-Doktori: Katran milet!”
      Edhe ambasadori amerikan është katran milet, i cili ka ardhur në Shqipëri të na mësojë demokracinë amerikane, kur vetë atij i duhet të kalojnë edhe 20 breza që pasardhësit e tij ta mësojnë atë.