Nga Kastriot Myftaraj
Nё 15 tetor tё kёtij viti, nё vigjilje tё datёlindjes sё Enver Hoxhёs, Ramiz Alia u shfaq nё emisionin e Sokol Ballёs “Top Story” pёr tё bёrё liturgjinё e tij tё zakonshme enveriane, duke pasur dhe komoditetin se intervistuesi nuk e ngacmonte me pyetjet e duhura. Intervista e Ramiz Alisё nuk do tё kishte asnjё rёndёsi pёrveç asaj se ёshtё njё provё tjetёr e vetёkompromentimit tё Top Channel qё ёshtё krejt asimetrik nё akcesin qё u jep ithtarёve tё Enver Hoxhёs dhe kritikёve tё tij, sikur tre ditё mё pas tё mos kishte njё intervistё nё Top Channel me komandantin e KFOR, gjeneralin Markus Bentler, ku u hodh dritё mbi njё enigmё qё shprehu Ramiz Alia nё intervistёn e vet.
Sokol Balla, me paramendimin e qartё pёr t’ i dhёnё mundёsi Ramiz Alisё tё pёrsёriste tezat e tij, e pyeti se a kishte lidhje mes hyrjes sё njerёzve nё ambasadat e huaja nё Tiranё, nё 2 korrik 1990, dhe faktit qё nё atё ditё Kuvendi i Kosovёs shpallte republikёn. Ramiz Alia pёrsёriti atё qё ka thёnё dhe herё tё tjera se ai kishte qenё difident ndaj serbёve dhe dyshonte se nё kёtё koincidencё kishin pasur dorё serbёt, pёr tё dёmtuar çёshtjen e Kosovёs.
Por pyetja qё ishte dashur t’ i bёhej Ramiz Alisё nё kёtё pikё ishte se pёrse edhe nё 2 korrik 1990, tetё muaj pas rёnies sё Murit tё Berlinit, Ramiz Alia dhe regjimi i tij vazhdonin ta mbanin Shqipёrinё tё izoluar, me monumentin e Stalinit nё mes tё Tiranёs? Nё rast se regjimi i Ramiz Alisё do t’ i kishte bёrё ndryshimet politike disa kohё mё parё, nuk do tё kishte ndodhur kjo koincidencё. Ramiz Alia ishte dashur tё pyetej se si i interesonte Serbisё tё ishte Shqipёria nё atё kohё, e izoluar, hermetike dhe me mustaqet e Stalinit si ikonё, apo e hapur dhe e reformuar? Sigurisht qё Serbisё i interesonte qё Shqipёria tё ishte e izoluar, staliniste, se kёshtu serbёt i thoshin botёs se çfarё liri kёrkojnё shqiptarёt e Kosovёs kur shteti i tyre amё ishte njё burg stalinist. Sa u pёrket ngjarjeve tё 2 korrikut 1990 kishte njё lidhje tё qartё mes asaj qё ndodhi nё Prishtinё dhe Tiranё dhe pёrgjegjёs pёr kёtё ishte regjimi i Ramiz Alisё.
Tre ditё pas intervistёs sё Ramiz Alisё, nё 18 tetor, korrespondentja e Top Channel nё Prishtinё i mori njё intervistё tё gjatё komandantit tё KFOR nё Kosovё, gjeneralit Markus Bentler, e cila u shfaq nё emisionin “Exclusive”. Intervista ishte konceptuar si njё provokacion politik pёr komandantin e KFOR. Gjenerali Markus Bentler hyri i shpenguar dhe duke buzёqeshur nё sallёn ku do tё bёhej intervista, por shprehja e fytyrёs sё tij ndryshoi qё nё pyetjen e parё. Pyetja e parё e gazetares sё Top Channel ishte njё gёnjeshtёr e trashё dhe e qёllimshme: “Ju e kini nisur fillimin e detyrёs me premtimin se prioriteti juaj do tё jetё tёrheqja e trupave tё KFOR nga Kosova. A nuk ju duket pak si shumё optimiste kjo gjё”
Gjenerali Bantler ishte i detyruar qё ta pёrgёnjeshtronte sy nё sy intervistuesen para kamerave, duke i thёnё: “Fjala ‘tёrheqje’ nuk ёshtё njё fjalё qё ka dalё nga goja ime dhe mё duhet ta them kёtё se nuk jam unё ai qё i largoj trupat”.
Me pёrgjigjen qё dha komandanti i KFOR, nёse Top Channel do tё kishte qenё njё television serioz ishte dashur qё ai tё ndalonte nё kёtё çёshtje dhe tё jepte sqarime pёr atё qё ndodhi, duke e larguar nga puna korrespondenten nё rast se ajo ishte pёrgjegjёse pёr kёtё shkelje ekstreme tё deontologjisё profesionale. Asgjё e tillё nuk ndodhi dhe kjo ёshtё e kuptueshme. Njё korrespondenteje tё Top Channel nё Prishtinё nuk mund t’ i shkonte nё mendje qё tё bёnte njё pyetje kaq delikate dhe qё pёr mё tepёr ishte e bazuar nё njё gёnjeshtёr tё trashё. Kuptohej se vajza po recitonte njё tekst tё cilin asaj ia kishin çuar nga zyrat e Top Channel nё Tiranё. Gazetarja, as nuk u skuq dhe as nuk u zverdh, kur komandanti i KFOR e qiti mashtruese sy nё sy, por vazhdoi duke recituar pyetjen tjetёr jo mё pak provokuese se e para:
“Por a mendoni se po qetёsohet rajoni sa tё mos ketё prani ndёrkombёtare, flas jo vetёm pёr Kosovёn, por pёr gjithё rajonin”.
Duke e parё kёtё pyetje tё lidhur me tё parёn, bёhet e qartё se gazetarja, ose mё saktё ata qё kishin pёrgatitur pyetjet e saj, qenё tё interesuar pёr tёrheqjen e trupave tё KFOR nga Kosova dhe nga rajoni nё pёrgjithёsi, dhe siç doli mё tutje gjatё intervistёs, qenё tё interesuar nё veçanti pёr tёrheqjen e trupave amerikane. Kjo nё radhё tё parё i intereson Serbisё. Çdo njeri e di se Serbia , por edhe aleatja e saj Greqia kanё qenё kundёrshtarёt mё tё mёdhenj tё pranisё ushtarake perёndimore nё Ballkan, dhe nё radhё tё parё tё asaj amerikane, duke invokuar sloganin “Ballkani ballkanasve”. Kuptohet se nёse nё Ballkan nuk do tё ketё prani ushtarake perёndimore, pёr shkak tё raportit tё forcave, Serbia do tё dominojё mbi shqiptarёt.
Gjenerali Bantler iu pёrgjigj pyetjes sё dytё se tёrheqja e trupave do tё ishte njё veprim i papjekur (premature), gjё tё cilёn Top Channel e pёrktheu nё mёnyrё gjithsesi tё pasaktё “i pamatur” (gjenerali fliste nё anglisht ndёrsa gazetarja pyeste nё shqip).
Nё kёtё pikё, ishte dashur qё gazetarja t’ u jepte fund pyetjeve pёr kёtё çёshtje, por jo, ajo ishte e fiksuar nё kёtё çёshtje. Gazetarja e Top Channel vazhdoi me pyetjen e tretё provokuese, qartёsisht tё çuar nga zyrat e Top Channel nё Tiranё: “Sa do tё zgjasё procesi i tёrheqjes sё trupave nga Kosova”.
Kjo ishte njё pyetje sa absurde aq edhe djallёzore se gjenerali porsa kishte thёnё se nuk ishte ai qё vendoste pёr tёrheqjen e trupave tё KFOR, gjё qё ishte njё vendim politik qё do tё merrej nga qeveritё e vendeve qё kishin trupa nё kuadrin e KFOR. Por duket se gazetarja ishte instruktuar nga Tirana qё ta shkallёzonte provokimin ndaj komandantit tё KFOR. Gjenerali u detyrua tё thoshte: “Mё lejoni tё pёrsёris atё qё thashё mё parё. Unё kurrё nuk e kam pёrdorur fjalёn ‘tёrheqje’. Unё kam folur pёr reduktim nё varёsi tё rrethanave”.
Nё kёtё pikё gazetarja u bё krejt e pasjellshme dhe provokatore nё kulm, ose mё saktё tё tillё qenё ata qё e kishin instruktuar, kur e pyeti gjeneralin: “Por vitin, a mund tё na e thoni vitin”.
Kjo pyetje nuk mund tё shprehte tjetёr pёrveç padurimit tё Serbisё qё trupat e KFOR tё largohen nga Kosova, nё mёnyrё qё Serbia tё vejё nё zbatim skenaret qё ka pёrgatitur pёr futjen e ushtrisё serbe nё Kosovё, sipas modelit tё operacioneve tё Izraelit nё Gaza dhe Bregun Perёndimor, kinse pёr tё luftuar terrorizmin islamik- nё rastin e Kosovёs me atentate tё simuluara nga shёrbimet sebrete serbe. Gjenёrali u pёrgjigj se reduktimi i trupave do kohё dhe se pёr tёrheqjen ёshtё e parakohshme tё flitet.
Gazetarja e Top Channel vazhdoi me njё pyetje tjetёr provokative nё kuptimin mё tё keq tё kёsaj fjale: “Kur flasim pёr tёrheqjen e trupave tё KFOR nga Kosova a nёnkuptoni me kёtё edhe tёrheqjen e trupave amerikane nga kampi Bondsteel”.
Kёtu sё pari tё bёn pёrshtypje fakti se, edhe pse gjenerali Bantler tashmё kishte pёrsёritur disa herё gjatё intervistёs se ai nuk e kishte pёrdorur kurrё fjalёn “tёrheqje”, gazetarja, qartёsisht sipas instruksioneve, vazhdonte tё pёrdorte pikёrisht fjalёn “tёrheqje”?! Ata qё e kishin instruktuar gazetaren tё recitonte pyetjet duket se qenё veçanёrisht tё interesuar pёr tёrheqjen e trupave amerikane nga Kosova, dhe posaçёrisht nga baza e Bondsteel, çka pritet me padurim dhe nga Serbia . Gjenerali u detyrua qё pёrsёri tё saktёsonte se do tё ishte e parakohshme tё flitej pёr largimin e trupave tё KFOR, si dhe pёr mbylljen e atij apo kёtij kampi tё KFOR.
Edhe pse gjenerali e sqaroi çёshtjen e trupave amerikane, gazetarja, vazhdoi tё insistonte tek tёrheqja e trupave amerikane, duke bёrё pyetjen tjetёr, sikur tё mos e kishte dёgjuar fare pёrgjigjen e gjeneralit: “Po pёr trupat amerikane çfarё mund tё na thoni konkretisht, nisur nga ajo qё trupat spanjolle tashmё kanё vendosur tёrheqjen (nё fakt trupat spanjolle janё tёrhequr- K.M.)”.
Me kёtё pyetje gazetarja, apo mё saktё formuluesit e pyetjeve tё saj, dolёn pёrfundimisht jashtё çdo standardi tё gazetarisё serioze. Tashmё gazetarja nuk po pyeste mё thjesht pёr tёrheqjen e trupave, por Brenda pyetjes po sillte dhe argumente nё favor tё tёrheqjes sё trupave, posaçёrisht atyre amerikane. Logjika, apo mё saktё alogjika e pyetjes ishte se derisa trupat spanjolle kanё bёrё kёshtu, shembullin e tyre duhet ta ndjekin dhe amerikanёt, si dhe tё tjerёt. Gazetarja, apo mё saktё ata qё kishin formuluar pyetjet e saj, qartёsisht po bёnte pyetje tendencioze, por me tendencё proserbe. Gjenerali u detyrua t’ i thoshte: “Ju po mё bёni pyetje tё forta e kritike politike”.
E kёtij lloji ishte dhe pyetja tjetёr e gazetares sё Top Channel: “Shumica e shqiptarёve mendojnё se KFOR nuk ёshtё nё Kosovё vetёm pёr tё ruajtur paqen dhe sigurinё, por edhe se NATO ka nevojё pёr tё pasur prani ushtarake nё hapёsirёn e Ballkanit. A qёndron kjo”.
Gazetarja e Top Channel nuk tregoi se si kishte arritur nё kёtё pёrfundim ajo apo edhe televizioni i saj. Si e paska marrё Top Channel mendimin e shqiptarёve pёr kёtё çёshtje, dhe si ia jep tё drejtёn vetes tё flaёs nё emёr tё tyre nё kёtё mёnyrё? Deri mё sot nuk na ёshtё thёnё se Top Channel paska bёrё njё sondazh pёr kёtё çёshtje. Por gjёja mё interesante tek pyetje ёshtё se, duke e parё atё nё kontekstin e pyetjeve tё mёparshme, bёhet pёrfundimisht i qartё motivi gjeopolitik i atyre qё kishin pёrgatitur pyetjet e intervistёs. Gazetarja, ose mё saktё ata qё kishin pёrgatitur pyetjet e saj, me kёtё treguan se janё tё vetёdijshёm pёr implikemt gjeopolitike tё pyetjeve tё tyre. Ata e dijnё se NATO ka nevojё pёr prani ushtarake nё Kosovё dhe nё pёrgjithёsi nё Ballkan pёr tё mos lejuar Rusinё dhe aleaten e saj Serbinё qё tё dominojnё atje. Kёshtu qё nёse do tё tёrhiqeshin forcat e KFOR nga Kosova, kjo do tё favorizonte agjendёn ruse tё rikthimit nё Ballkan.
Pyetjet qё iu bёnё komandantit tё KFOR nuk kishin dalё jo mё nga mendja e gazetares me emrin Arta, por as nga mendja e drejtorit tё informacionit apo e kryeredaktorit tё Top Channel. As Mentor Kikia dhe as Bledar Zaganjori nuk do tё guxonin qё nga mendja e tyre tё bёnin pyetje kaq provokative nё kuptimin mё tё keq tё kёsaj fjale. Kjo gjё mund tё bёhej vetёm me instruktimin e shefit tё vёrtetё tё Top Channel, Edi Ramёs, dhe ёshtё dёshmi e njё linje shumё tё errёt nё kёtё televizion, tё llojit pёr tё atyre aferave pёr tё cilat foli Ramiz Alia nё intervistёn e vet.
kmyftaraj@yahoo.com





