Çfarë do të ndodhë me Ballkanin Perëndimor dhe shqiptarët në rast dështimi të NATO në Afganistan


Nga Kastriot Myftaraj

    Ndoshta asnjë rajon tjetër i botës nuk e ka të ardhmen të varur nga fakti se si do të përfundojë aventura e NATO në Afganistan, sa Ballkani Perëndimor dhe posacërisht trojet shqiptare në rajon. Shkallëzimi i ndërhyrjes së NATO në Afganistan, me SHBA që mbajnë peshën kryesore, dhe prirja për t’ i zgjeruar veprimet luftarake në Pakistanin fqinj, qoftë për nevojat e operacioneve luftarake, qoftë për shkak të gjendjes së brendshme në Pakistan, e bën këtë fushatë të NATO një provë serioze për ekzistencën efektive të saj në të ardhmen. Suksesi që arritën SHBA duke i bindur vendet e NATO që ndryshe nga Iraku ta ndjekin në fushatën në Afganistan është një “thikë me dy presa” se nëse kjo fushatë dështon, lidershipi amerikan në NATO do të marrë fund praktikisht dhe SHBA nuk do të mund të mobilizojnë më aleancën për një fushatë të ngjashme.
    Të gjitha të dhënat janë se NATO ka hyrë në Afganistan dhe praktikisht edhe në Pakistan në një luftë të cilën nuk mund ta humbë, por as nuk mund ta fitojë, pra që konsiderohet e humbur me kalimin e kohës sipas eksperiencës së Vietnamit. Në Afganistan, një vend me rreth 33 milion banorë dhe 647 000 km katrore, sipas të dhënave që japin vetë amerikanët, armiku ka një forcë që përbëhet nga 7-10 mijë talibanë, 1200-1500 guerrilas të Al-Qaeda, një mijë milicë Haqqani, një mijë milicë Hezbi, 5-10 mijë vetë të Lëvizjes Islame Uzbeke, si dhe milicia e Mehsud, që cmohet në 20-30 mijë vetë të etnive pashtu e urdu. Pra, forcat armike në Afganistan përbëhet nga 40-50 mijë vetë.
    Përballë këtyre forcave të terroristëve gjendet ushtria qeveritare afgane e cila sot ka 82 mijë trupa, por që do të rritet deri në 134 mijë vetë në 2011. Gjithashtu përballë këtyre forcave armike gjendet edhe policia afgane që ka 30 mijë vetë. Sic shihet, forcat qeveritare afgane kanë një epërsi më tepër se 2: 1 në krahasim me forcat armike. Në rast se raporti i forcave do të ishte i kundërt, atëhere do të ishte e justifikuar prania e forcave të NATO në Afganistan. Megjithatë në Afganistan gjenden 58390 mijë ushtarë të NATO dhe vendeve jo anëtare të aleancës që marrin pjesë në kuadrin e ISAF, nga të cilët 26215 amerikanë. Rreth 10 mijë ushtarakë të tjerë amerikanë gjenden si instruktorë të forcave afgane. Kështu, 67 mijë ushtarë të NATO dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në ISAF gjenden në Afganistan për të ndihmuar 110 mijë afganë të fitojnë luftën kundër 40-50 mijë armiqve.
    E megjithatë lufta kundër terroristëve nuk po fitohet. 17 mijë trupa të tjerë amerikanë do të shkojnë në Afganistan, duke e cuar numrin e përgjithshëm të forcës së NATO-ISAF në 84 mijë vetë, nga të cilët 53 mijë do të jenë amerikanë. Kështu, gjithmonë e më tepër lufta bëhet një luftë amerikane. Pse NATO, ose më saktë SHBA nuk po e fitojnë dot luftën në Afganistan? Angazhimi i sotëm i NATO në Afganistan është njëlloj sikur NATO të ishte angazhuar ushtarakisht në 1991 për të mbajtur Jugosllavinë të bashkuar. Se Afganistani është një Jugosllavi aziatike, product i po së njëjtës diplomaci perëndimore që krijoi Jugosllavinë e Versajës. Nga 33 milion banorë që ka Afganistani, 42% janë të etnisë pashtu, 27% taxhikë, 9% Hazara, 9% uzbekë, 2% balucë etj. Në këtë shoqëri të prapambetur ruralo-fisnore islamiko aziatike, cka është Afganistani, zbatimi i modelit perëndimor të demokracisë ka rezultuar me një karikaturë të ngjashme me zbatimin e komunizmit nga sovjetikët. Institucionet e ndërtuara me ngulmimin e perëndimorëve janë fictive, ashtu sic janë dhe forcat qeveritare afgane të sigurisë, ushtria dhe policia.
    Dhe c’ është më e këqja amerikanët dhe NATO kanë gjetur në këtë aventurë një “surprizë” të llojit të kukullave kineze të futura njëra brenda tjetrës (matrioshka ruse). Afganistani nuk është gjë tjetër vecse një “Jugosllavi” e vogël, brenda një “Jugosllavie” shumë më të madhe, që është Pakistani fqinj. 176 milion banorët e Pakistanit fqinj janë: 44% të etnisë Punxhabi, 16% pashtu, 14% sindhs, 10.5% seraikis, 7.5% muhaxhirs, 3.5% balucis. Ata të etnisë pashtu janë thellësisht të interesuar për atë që ndodh me të ngjashmit e tyre në Afganistan, dhe janë angazhuar në luftën që ata bëjnë kundër amerikanëve, ashtu sic qenë angazhuar në luftën kundër sovjetikëve dikur. Por edhe pakistanezët e tjerë e simpatizojnë kauzën e moxhahidinëve, sic quhen ata që luftojnë kundër amerikanëve në Afganistan, për shkak se kanë të njëjtën fe islame, me afganët. Për pakistanezët e etnisë pashtu dhe për pakistanezët militantë islamikë kauza e atyre që luftojnë me armë kundër amerikanëve në Afganistan është dhe kauza e tyre. Kufiri për ta nuk ka rëndësi.
    Qeveria pakistaneze gjendet e kapur, si midis cekanit e kudhrës, mes presionit të SHBA për të frenuar infiltrimin e moxhahidinëve nga Pakistani në Afganistan, dhe presionit të brendshëm që e shikon qeverinë si vegël të amerikanëve. Përpjekjet për të ulur presionin e brendshëm të militantëve islamikë e kanë cuar qeverinë pakistaneze që t’ u kundërvihet amerikanëve. Amerikanët e kanë akuzuar ushtrinë pakistaneze se ka hapur zjarr ndaj helikopterëve amerikanë në kufirin afgano-pakistanez, ndërsa Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari mohon incidentin por thotë se do të ketë zjarr paralajmërues. Presidenti Obama, në takimin e fundit të NATO në Strasbourg i ofroi ndihmë Pakistanit, me kusht që të luftojë bazat që terroristët që veprojnë në Afganistan kanë krijuar në Pakistan. Reagimi nga autoritetet e Pakistanit ishte i ftohtë se atje e kuptojnë që oferta amerikane do të thotë që autoritetet pakistaneze duhet t’ i hedhin benzinë zjarrit të luftës civile në vend, që të përfitojnë ndihmën e amerikanëve. Asnjë ndihmë nuk ia vlen këtë cmim dhe ndihma amerikane e ofruar nuk është kushedi se cfarë.
    Autoritetet e tashme pakistaneze nuk janë pastaj një interlokutor aq kredibël sa Perëndimi të mbështetet tek to për sfida të tilla. Amerikanët e larguan gjeneralin Musharaf që mbante nën kontroll vendin me dorë të hekurt si President dhe komandant i ushtrisë, për të sjellë në vend të tij një ish-nëpunës banke amerikane, i cili sigurisht që nuk është njeriu i përshtatshëm për të hyrë në një luftë vendimtare kundër militantëve islamikë pakistanezë. Gjeneralët i shikojnë me dyshim amerikanët pasi këta braktisën Musharafain, i cili u kishte besuar atyre. Asnjë gjeneral tjetër pakistanez nuk ka për t’ u besuar amerikanëve nëse do t’ i kërkojnë të bëjë grusht shteti, sic i kërkuan Musharafit 10 vjet më parë.
    “Rubikoni” i amerikanëve në Afganistan e ka emrin Qafa Khyber në anën jugore të Maleve Hindukush, në kufirin afgano-pakistanez. A do të hyjnë amerikanët gjithmonë e më thellë në Pakistan për të luftuar bazat e moxhahidinëve? Kjo është aq e nevojshme për të fituar luftën në Afganistan, sa c’ ishte ndërhyrja në Laos për të fituar luftën në Vietnam. Vecse në këtë rast gjërat janë të përmbysura sa u përket përmasave: “Laosi” është Afganistani, ndërsa “Vietnami” është Pakistani.
    Amerikanët e dijnë mirë se ndërhyrja në shkallë të gjerë në Pakistan, e cila ngjan si rruga e vetme për të fituar luftën, do të thotë që ata të braktisen nga të gjithë aleatët e NATO, duke përfshirë dhe britanikët, dhe të jenë të detyruar që ta vazhdojnë luftën të vetëm, ndoshta duke pasur si mbështetje vetëm forcat shqiptare. Edhe në situatën e tashme disa vende të NATO që kanë kontigjente të mëdha kanë përcaktuar agjendën e tërheqjes. 2830 ushtarët kanadezë, kontigjenti i katërt, do të tërhiqen në 2011. 1770 ushtarët holandezë, kontigjenti i shtatë, do të tërhiqen përfundimisht në 2011. Tërheqja e holandezëve është domethënëse. Kjo racë homoseksualësh ka një nuhatje të jashtëzakonshme për rrezikun; ata vijnë në luftë me bujë, dhe largohen porsa e ndjejnë se lufta është e humbur.
    Ndërhyrja në shkallë të gjerë e amerikanëve në Pakistan, duke marrë parasysh tërheqjen e aleatëve, duket se është mënyra e vetme për të fituar luftën. Por nëse amerikanët dhe NATO nuk po fitojnë dot në Afganistan prej 8 vjetësh me 67 mijë ushtarë kundër 40-50 mijë armiqve, sa kohë dhe sa ushtarë do t’ u duhet të luftojnë bazat armike në Pakistan që është një vend shumë më i madh? Ndërhyrja amerikane në Pakistando të thotë luftë ndërshtetërore dhe implikim në një konflikt me ushtrinë pakistaneze, cka do të detyrohej që ta bënte qeveria pakistaneze nëse donte të mbetej në pushtet.
    Duke përjashtuar këtë si skenarin e rastit më të keq, që mund të evitohet me një grusht shteti që sjell në pushtet një qeveri ushtarake, që është e vetmja që do të guxojë ta pranojë ndërhyrjen amerikane, amerikanët në këtë rast do të kenë përballë një fuqi armike së paku dhjetë herë më të madhe se ajo me të cilën përballen në Afganistan, dhe shumë mirë më të armatosur. Kjo do të thotë se amerikanëve do t’ u duhet të angazhojnë dhjetë herë më tepër trupa se c’ janë angazhuar nga ata dhe NATO në Afganistan për të supozuar se do të fitojnë luftën. Duke konsideruar se në rastin e Pakistanit trupat duhet të jenë vetëm amerikane, i bie që SHBA të angazhojë në Pakistan800-900 mijë ushtarë, gjë që as që mund të imagjinohet se mund të ndodhë.
    Strategët ushtarakë talibanë dhe të Al-Qaeda, të cilët veprojnë në Pakistane dijnë shumë mirë këtë gjë, prandaj guxojnë të bëjnë atë që bëjnë. Koha është aleati i tyre. Ata janë në gjendje që me anë të bazave të tyre në Pakistanta ushqejnë luftën në Afganistan në mënyrë të mjaftueshme që SHBA dhe NATO të mos mund ta fitojnë atë, cka shkurajon aleatët e SHBA për të qëndruar në krah të saj. Kur SHBA të mbeten vetëm në luftë, presioni i brendshëm i opinionit amerikan do ta bëjë qeverinë që të vendosë të tërhiqet. Kjo është llogaria e talibanëve dhe Al-Qaeda. Nëse SHBA tërhiqen nga Afganistani dhe eventualisht edhe nga Pakistani, si nga Vietnami dhe Laosi, pra pasi të kenë ezauruar fuqinë e tyre në një luftë të zgjatur dhe të dëshpëruar, kjo do ta bëjë shumë të brishtë angazhimin ushtarak amerikan në Ballkan.
    Një SHBA që dele traumatizuar nga një aventurë ushtarake në Afganistan dhe eventualisht në Pakistan, nuk do të ketë vullnet për të përballuar një situatë konfliktuale që mund të krijohet në Ballkan, në Kosovë, dhe eventualisht edhe në Shqipëri. Një dalje pa sukses e SHBA nga aventura në Azinë Qendrore do të joshë Serbinë dhe Rusinë që të sfidojnë SHBA në Ballkan dhe posacërisht në Kosovë, duke hyrë ushtria serbe në Kosovë me pretekstin e mbrojtjes së serbëve atje. Madje skenari mund të parashikojë që gjithcka të fillojë në Shqipëri, sic ndodhi në fillim të luftës në Kosovë në 1998. Atëherë, në prag të ndërhyrjes së NATO kundër Serbisë, në Shqipëri, me ngjarjet e shtatorit 1998, u zbatua një skenar që kërkonte ta detyronte Perëndimin që të ndërhynte në Shqipëri, në vend të Kosovës, duke i lënë Serbisë dorë të lirë atje. Fakti që Shqipëria është sot anëtare e NATO, nuk do të thotë se nuk mund të zbatohet ky skenar, në një moment kur NATO dhe SHBA ndihen të dobët, ose më saktë të ezauruar. Serbiaskenare të tilla i ka realizuar gjithmonë në aleancë me Greqinë, e cila ka shumë më tepër influencë se Serbianë Shqipëri. Kështu ndodhi në 1998, kështu mund të ndodhë dhe më vonë. Greqia është e etur që të përfitojë nga një situatë e favorshme që do të krijohet me ezaurimin e fuqive të SHBA e NATO në Azinë Qendrore, që së bashku me Serbinë të ndajë Shqipërinë, sic kanë ëndërruar të dy këto vende prej kohësh. Si pretekst do të përdorin rrezikun që u vjen prej terroristëve islamikë nga territori i Shqipërisë, duke inskenuar situate të tilla. Nëse ndodh kështu, Europa do ta pranonte këtë si zgjidhje përfundimtare që siguron stabilitetin në një rajon problematik për Europën, ndërsa SHBA, të ezauruara në Azinë Qendrore, do të qenë dëshmitare pasive të këtyre zhvillimeve në Ballkan.
    Në Kosovë sot KFOR (me bazë NATO-n) ka 15 453 trupa, nga të cilët vetëm 1492 janë amerikanë. Është evidente se zbritja e trupave amerikane është më e madhe në krahasim me zbritjen e numrit të përgjithshëm të trupave të KFOR, sa c’ ishin në fillim, në 1999. Derisa trupat e KFOR janë ulur 3.3 herë (nga 50 mijë), trupat amerikane janë ulur thuajse 5 herë (nga 7 mijë). Nëse në 1999 trupat amerikane përbënin 14% të KFOR, sot përbëjnë pak më tepër se 9%.Sigurisht që gjatë kësaj periudhe SHBA kanë pasur angazhime të mëdha ushtarake tjetërkund, por po ashtu është e vërtetë se nëse SHBA dështojnë në këto angazhime të tjera, asnjë qeveri amerikane nuk do të guxojë të rritë angazhimin ushtarak në Ballkan, në një situatë problematike atje. Zvogëlimi i shpërpjestuar i trupave amerikane të KFOR, i josh serbët e rusët që në një situatë të favorshme të zbatojnë skenare që kërkojnë të luajnë me Syndromën e Mogadishu të amerikanëve, do të thotë si rasti kur amerikanët u tërhoqën nga Somalia, pasi humbën 18 ushtarë atje. Të njëjtat skenare mund të zbatohen dhe në Shqipëri, duke u favorizuar dhe nga fakti që diplomatët amerikanë në Tiranë kanë vepruar jo pa takt, por shumë brutalisht, në disa cështje ku një pjesë e madhe e popullsisë është shumë e ndjeshme, sic qe ligji i lustracionit.         
    Nëse cka thashë më lart është skenari i rastit më të keq për shqiptarët, në Kosovë e Shqipëri, cili është më i miri? Skenari i rastit më të mirë është që SHBA të zbatojnë sa më shpejt agjendën e përfolur si Plani B i tyre në Azinë Qendrore, pra dejugosllavizimi i Afganistanit dhe Pakistanit, duke krijuar në këto hapësira shtete monoetnike. Në rast se kjo bëhet sa kohë që SHBA ende nuk janë ezauruar në këtë aventurë të tyre në Azinë Qendrore, atëherë kjo do të stimulojë të njëjtat ndryshime dhe në Ballkan, në dobi të shqiptarëve. Në rast se këto ndryshime në Azinë Qendrore do të vijnë spontanisht, pas dështimit ushtarak amerikan, atëherë fqinjët tanë, Serbia, Greqia, por edhe Bullgaria, do t’ i shfrytëzojnë ato për të bërë ndryshime të ngjashme në Ballkan në dëm të shqiptarëve.
    Nuk është ekzagjerim të thuash se betejat që bëhen në mallet afgane janë jetike për të ardhmen e kombit shqiptar. Shqipëria ka 140 ushtarë, aq sa Greqia. Me rritjen e kontigjentit shqiptar do të kemi më shumë ushtarë se Greqia, Portugalia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Islanda, Luksemburgu. Kështu duhet të jetë derisa Shqipëria ka interes më tepër se të gjitha këto vende për atë që ndodh në Afganistan.
kmyftaraj@yahoo.com