Andrea Stefani vetёm sa forcoi ngjashmёrinё fatale karikatureske tё Edi Ramёs me Adolf Hitlerin


Nga Kastriot Myftaraj

      Ngjashmёria fatale qё ekziston mes Edi Ramёs dhe Adolf Hitlerit, si tё vetmit piktorё, madje tё dёshtuar qё janё bёrё lidera politikё, duket se e ka shqetёsuar aq shumё Edi Ramёn, sa ai ka thirrur nё tek “Vorri i Ashikut” nё Pezё Andrea Stefanin dhe i ka ngarkuar njё nga ato misione qё nё gjuhёn e zbulimit ushtarak quhen “mision i pamundur”, dhe qё Andrea Stefani i njeh mirё qё nga koha kur bёnte shkollёn e Zall-Herrit, qё pёrbёn kredencialin e tij bazё intelektual. Edi Rama e ka ngarkuar Andrea Stefanin qё tё projektojё tek Sali Berisha ngjashmёrinё me Adolf Hitlerin. Andrea i hyri kёtij misioni me zell, duke shkruar nё gazetёn “Shqip” artikullin “Berisha ky Adolf Hitler i demokracisё” (28 nёntor 2009), me tё cilin nuk bёri gjё tjetёr veçse solli njё tjetёr provё shtesё tё Edi Ramёs me Adolf Hitlerin, atё qё Hitleri pёrdorte propagandistёt e vet pёr t’ i krijuar bindjen Gjermanisё dhe botёs se rreziku i vёrtetё nuk qe ai, por kundёrshtarёt e tij politikё.
      Arritja mё gjeniale e propagandёs sё Hitlerit para se tё vinte nё pushtet, dhe nё vitet e qёndrimit nё pushtet (para fillimit tё luftёs) ishte qё tё paraqiste liderin komunist gjerman Ernst Thalman (Telman) si rrezikun e vёrtetё pёr Gjermaninё dhe eventualisht pёr botёn, me fitoren e komunizmit nё Gjermani. Prandaj Hitleri nuk e vrau Telmanin kur erdhi nё pushtet, siç bёri me shumё komunistё tё tjerё, por e mbajti nё burg, dhe e eliminoi vetёm nё pёrfundim tё luftёs. Me ekzagjerimin e rrezikut komunist nё Gjermani Hitleri donte tё kamuflonte rrezikun e vёrtetё qё vinte nga aleanca e establishmentit tё vjetёr militarist prusian, me tё majtёn nacionaliste tё Hitlerit, e cila parti nuk ishte gjё tjetёr veçse fytyra politike e militarizmit prusian siç paraqitej e pёrthyer nё prizmin e realitetit tё Gjermanisё sё Vejmarit. Koha tregoi se rreziku komunist nё Gjermani ishte fals, se Partia Komuniste nuk kishte baza tё forta nё Gjermani, çka u provua me paaftёsinё e saj pёr tё rezistuar kur Hitleri e nxorri jashtё ligjit.
      E njёjta gjё mund tё thuhet edhe pёr hiperbolizimin e rrezikut tё Berishёs nё Shqipёri. Shqipёria e sotme ka njё ngjashmёri tё madhe me Gjermani e kohёs kur Hitleri shkruante “Mein Kampf” dhe kjo ngjashmёri qёndron tek fakti se nё Shqipёri, ashtu si njё Gjermani ishte bёrё njё pёrmbysje politike. Nё Gjermani pas Luftёs sё Parё Botёrore ra monarkia dhe erdhi republika. Establishmenti i vjetёr perandorak, nё zemёr tё sё cilit qenё militaristёt prusianё, e pёrjetuan kёtё si njё humbje dhe kёrkuan tё marrin revanshin. Edhe nё Shqipёri, nё 1990-1992, ndodhёn ndryshime tё cilat establishmenti i diktaturёs komuniste i pёrjetoi gjithsesi si njё humbje dhe kёrkoi tё marrё revanshin. Si instrument i kёtij revanshi u bё PS.
      Ёshtё me tё vёrtetё qesharake tё thuash se “Hitleri” i Shqipёrisё na qenka lideri i njё partie qё u krijua nga hiçi nё 1990, nё njё vend ku ekzistonte diktatura e njё partie-shtet staliniste. “Hitleri” shqiptar nuk mund tё jetё asnjё lider i partisё tё krijuar nё dhjetor 1990, pra nuk mund tё jetё Berisha. “Hitleri” shqiptar mund tё dilte vetёm nga ajo parti e cila do tё pёrfaqёsonte shndёrrimin politik nё pёrshtatje me rrethanat e reja tё ekuivalentit shqiptar tё establishmentit militarist prusian, domethёnё nga PS.
      Establishmenti i vjetёr komunist shqiptar, familjet e ish-bllokut tё udhёheqjes komuniste, kasta e ish-ushtarakёve dhe e ish-oficerёve tё Sigurimit tё Shtetit sot gjenden nё PS. PS sot ёshtё krahu politik i establishmentit tё vjetёr tё diktaturёs komuniste, ashtu siç ishte Partia Nacional-Socialiste nё Gjermani krahu politik i establishmentit militarist prusian. Ashtu si establishmenti i vjetёr perandorak militaristo-industrial gjerman gjeti nё personin e Hitlerit njё njeri qё dukej si i pёrshtatshёm pёr tё kamufluar forcat qё qёndronin pas tij, duke qenё se ishte njё piktor (njё artist nuk shkakton frikё apriori), nё tё njёjtёn mёnyrё edhe establishmenti i ish-diktaturёs komuniste nxorri nё krye tё PS piktorin e dёshtuar Edi Rama. Kёtu ka dhe njё analogji kurioze. Ashtu siç, militaristёt prusianё i vunё pranё Hitlerit si mёkёmbёs tё tyre gjeneralin Ludendorf, ashtu edhe establishmenti i vjetёr komunist i vuri pranё Edi Ramёs si numrin dy nё PS, Gramoz Ruçin, ekuivalentin shqiptar tё Ludendorfit, tё fundmin ministёr tё Sigurimit tё Shtetit qё gjendet ende nё politikё nё ish-vendet komuniste.
      Dhe qё tё kamuflohet e gjithё kjo me njё tymnajё, krijohet njё demonologji e tёrё pёr Berishёn, ashtu siç bёhej nё Gjermani me Telmanin. Berisha sigurisht qё ka prirje autoritariste, por ai nuk mund tё jetё “Hitleri” shqiptar, ai ёshtё vetёm “Telmani” shqiptar, sido qё tё jetё, nё opozitё, apo nё pushtet. Ёshtё me tё vёrtetё krejt qesharake tё thuhet se nё njё vend si Shqipёria, ku deri para 18 vjetёsh ekzistonte diktatura komuniste mё e ashpёr nё Europё, partia shtet mё e fortё nё Europё, Sigurimi i Shtetit komunist mё kontrollues nё Europё (nё pёrpjestim me pёrmasat e vendit) e gjithё kjo strukturё totalitare na u mposht nga njё njeri me prirje totalistariste qё gjendet nё krye tё njё partie tё krijuar nga hiçi para 19 vjetёsh. Kёtё gjё nuk e beson askush me mend.
      Andrea Stefani nё artikullin e vet shkruan:
      “Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Nё rastin mё tё mirё kёto fjalё tregojnё se Andrea Stefani nuk e ka lexuar librin e Hitlerit. Se nёse lexon “Mein Kampf”, aq mё tepёr nё retrospektivё, nuk e ke tё vёshtirё tё kuptosh se Hitleri nё kёtё libёr paraqet njё platformё se si nё Gjermani do tё vendosej njё diktaturё e kamufluar e establishmentit militaro-industrial perandorak, e cila do tё pёrdorte si kalё beteje politik partinё e Hitlerit dhe kёtё tё fundit si kalorёsin e pёrzgjedhur tё tij. Nё librin e Hitlerit kёrkohet tё pёrdoret si ekspedient rreziku i komunizmit, çka sot ne e dimё se qe vetёm njё truk pasi ky komunizmi nuk kishte arritur tё krijonte baza aq tё forta nё Gjermani sa tё pёrbёnte rrezikun qё i atribuonte Hitleri.
      Andrea Stefani shkruan nё artikullin e vet: “Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin, për ta shtypur, për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe ‘ndërkombëtarët’. Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit ‘97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Sado qё tё jetё Berisha i aftё nё kёtё zeje tё propagandёs totalitare ai nuk mund tё ketё aftёsinё e propagandёs sё PS e cila trashёgoi laboratorin e propagandёs sё zezё tё regjimit komunist, me Gramoz Ruçin si profesionist tё saj. Dhe sa pёr shantazhin ndaj ndёrkombёtarёve me destabilizimin e Shqipёrisё, ёshtё e qartё se kёtё sot po e bёn Edi Rama, madje edhe vetё Andrea Stefani, i cili shkruan:
      “Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t‘i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara… Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj!” (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Sipas Andrea Stefanit, jo vetёm Berisha na qenka Hitleri i ringjallur, por edhe Bashkimi Europian i sotёm na qenka riinkarnacion i kolaboracionistёve europianё tё Hitlerit. Ky ёshtё zbulimi qё na bёn politologu i shquar, ish-oficeri i zbulimit tё shkollёs sё Zall Herrit, nё kohёn e regjimit komunist, Andrea Stefani. Por a nuk ёshtё mё e thjeshtё qё tё besohet se ёshtё Edi Rama karikatura e Adolf Hitlerit. Kёshtu nuk ёshtё e nevojshme tё implikohet nё hitlerizёm gjithё Bashkimin Europian. Andrea Stefani, i cili shtiret si kampion i demokracisё, e quan rezolutёn e parlamentit europian sit ё imponuar nga e djathta europiane. Por demokracia kёshtu funksionon. Andrea Stefani, kur ka komentuar dikur rezoluta kundёr Berishёs tё parlamentit europian, nuk ka thёnё se ato janё imponuar nga e majta europiane, por i ka marrё si verdikte europiane. Nё paragrafin e mёsipёrm Andrea Stefani, jo vetёm mbёshtet shantazhin me kёrcёnimin pёr destabilizim qё Edi Rama u bёn institucioneve europiane, por e nxit atё qё ta vazhdojё kёtё shantazh.
      Zelli pёr tё gjetur paralelizma mes Berishёs dhe Hitlerit, e shtyn Andrea Stefanin qё tё bёhet anёtar nderi i skuadrёs sё vrasёёsve tё Azem Hajdarit, kur shkruan:
      “Hitleri shfrytëzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistët ia vunë flakën vetë), për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën, Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit, për të bërë një grusht shteti të dështuar si puçi i birrës në Mynih. Hitleri bëri ca burg për një krim të tillë, Berisha jo. Përflitet se ka gisht në asgjësimin e Hajdarit, që bëhet kështu fatalisht i krahasueshëm me Ernst Remin, shefin e grupeve të sulmit që Hitleri e asgjësoi vetë. Tashmë është fakt i provuar që ish-badigardët e Berishës janë autorë dhe pjesëmarrës në skemën e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha përdor, si Hitleri, në shkallë të gjerë mitingjet”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Kjo ёshtё gjuha e propagandistёve kriminalё tё Hitlerit. Andrea Stefani qё e mban veten pёr kampion tё lirisё dhe demokracisё duhet ta dijё se kur njё grup oficerёsh dhe nёnoficerёsh tё policisё sё shtetit, shkojnё me automjete policie tek selia e partisё kryesore tё opozitёs dhe vrasin personalitetin numёr dy tё kёsaj partie, atёherё shteti ka humbur tё drejtёn qё reagimin e mbёshtetёsve tё partisё sё pёrgjakur ta konsiderojё grusht shteti. Drejtori i atëhershëm i SHIK, Fatos Klosi, mëse një herë ka thënë se ai dhe ministri i rendit publik i kohës, Perikli Teta, e kanë paralajmëruar Azem Hajdarin për atentatin që po përgatitej kundër tij, duke përmendur dhe autorët e mundshëm, që rezultuan të ishin ata që e bënë vërtet atentatin. Pse nuk u pёrjashtuan kёta njerёz nga policia, ashtu siç kishte bёrё Berisha me ish-rojen e vet Izet Haxhia tё cilin e largoi pasi mёsoi lidhjen e tij me Haklajt. Pse shteti i mbrojti vrasёsit edhe pas vrasjes dhe fabrikoi alibinё e tyre. Kuptohet se pёrse. Vrasja ishte shtetёrore. Nёse sot oficerё tё policisё sё shtetit vrasin njё figurё kryesore tё PS tek hyrja e selisё, p.sh. Erion Veliajn, dhe shteti i mbron vrasёsit, pёrgjegjёsia i mbetet shtetit dhe PS ka tё drejtё tё bёjё atё qё bёri PD nё 14 shtator 1998. Qeveria socialiste e kohёs, ku Edi Rama ishte ministёr, e toleroi krimin ndaj Azem Hajdarit pikёrisht se donte ta pёrdorte atё si djegien e Rajhshtagut.
      Andrea Stefani, duke dashur tё sjellё shembuj tё analogjisё Berisha-Hitler, nuk bёn gjё tjetёr veçse sjell shembuj qё tregojnё analogjinё e Edi Ramёs me Hitlerin, siç bёn kur thotё: “Po si Fyhreri përdor në shkallë të gjerë mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisë mbi turmën. Prandaj kritikat që i bëhen, i toleron (si garniturë e fjalës së lirë) më shumë nëpër gazeta që kanë përgjithësisht tirazh të pakët në Shqipëri, por jo aq shumë në ekrane që ndikojnë audienca më të gjera”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Njё nga vetitё e mediave qё mbёshtesnin Hitlerin ishte se edhe sot nuk dihet plotёsisht se kush qenё pronarёt e tyre, çka i bёn ato tё ngjashme me mediat qё mbёshtesin Edi Ramёn. Andrea Stefani nuk di tё thotё as se kush janё pronarёt e gazetёs ku ai ka botuar artikullin. Tamam njё situatё e medias hitleriane.
      Edhe njё tjetёr analogji qё Andrea Stefani gjen mes Berishёs dhe Hitlerit, i kthehet si boomerang pёr Edi Ramёn: “Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij politik, është kapja e të gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundër parlamentarizmit, Berisha synon të kapë shtetin nëpërmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, të vërë nën thundër gjykatat dhe prokurorinë, për t‘i keqpërdorur kundër opozitarëve. Për këtë çështje të madhe u përplas me një President ish-gjeneral, me versionin shqiptar të Hindenburgut”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Nё fakt nuk ka antiparlamentarizёm mё tё madh se tё mos marrё pjesё kryetari i partisё mё tё madhe tё opozitёs nё listёn e kandidatёve pёr deputetё, duke thёnё se ai nuk ka nevojё pёr njё karrige deputeti, siç bёri Edi Rama. Edhe Hitleri e kishte zakon qё tё shprehej nё terma fyes dhe poshtёrues pёr parlamentarizmin, duke mos denjuar qё tё hynte nё listёn e kandidatёve pёr deputetё (Hitleri nuk kandidonte dot pёr deputet edhe pёr faktin se deri nё 1932 nuk e kishte nёnshtetёsinё gjermane). Edi Rama nё zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ndoqi shembullin e Veltronit, tё cilin e kishte deklaruar si modelin e vet, por atё tё Hitlerit. Veltroni, kur u bё kryetar i partisё mё tё madhe tё sё majtёs, dha dorёheqjen nga posti i kryetarit tё bashkisё sё romёs, qё tё mund tё kandidonte nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2008. Edi Rama, duke mos ndjekur shembullin e tij, tregoi se modeli i tij i vёrtetё kishte qenё Hitleri.
      Andrea Stefani, duke e sforcuar fantazinё e vet tё varfёr, shkruan: “Çfarë i lidh Hitlerin me Berishën. Përse përputhet gjuha dhe mllefi i Berishës me atë të Hitlerit. Berisha nuk ka aspak elokuencën e liderit nazist. Çfarë kanë të përbashkët. Asgjë më shumë sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret të gjejë një pretekst të groposë kundërshtarët politikë. Është karakteri nekrofil dhe antiliri”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Sa pёr nekrofili, mjafton tё shikon pikturat e Edi Ramёs tё cilat i ka botuar nё njё libёr qё ia ka vёnё çmimin 5000 lekё tё reja, dhe e kupton se Edi Rama ёshtё nekrofil patologjik. Pёr Hitlerin ёshtё thёnё se ishte lunatik. Shumё studiues janё pёrpjekjur tё provojnё se Hitleri nuk shfaqej nё public nё netёt me hёnё tё plotё. Ёshtё kurioze tё shikosh se Edi Rama e ka rreguar agjendёn e protestave qё tё mos bjerё nё netёt me hёnё tё plotё, kur ai nuk e ka veten nёn kontroll dhe mbyllet nё shtёpi nё Pezё.
      Andrea Stefani, duke kёrkuar analogji mes Berishёs dhe Hitlerit, sjell tё tilla qё tё kujtojnё analogji shumё mё impresionuese mes Ramёs dhe Hitlerit: “Rastet e ngjashmërisë së fjalorit të Berishës me Hitlerin janë pafund. Ja një tjetër. Ndërsa kërcënonte Europën me luftë, Hitleri hakmerrej kundër poshtërimit që i kish bërë Gjermanisë Traktati i Versajës, duke deklaruar: Armiqtë tanë nuk do të guxojnë të qeshin më me ne! Kur në vitin 1997 Berisha humbi pushtetin për shkak të aventurave dhe korruptimit, shprehte një mllef hakmarrës, duke deklaruar publikisht për kundërshtarët politikë: do jua ngrijmë buzëqeshjen në buzë!” (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Pёr hir tё sё vёrtetёs, e cila duket se nuk e ka shtёpinё nё trurin e Andrea Stefanit, Berisha e ka bёrё kёtё deklaratё dy ditё para zgjedhjeve parlamentare tё vitit 1997, nё mitingun pёrmbyllёs tё fushatёs zgjedhore. Duke konsideruar ato qё janё thёnё nё 1997 nё Shqipёri, deklarata duket tё jetё shumё e butё pёr standardet retorike tё asaj fushate zgjedhore. Qё ta pёrdorёsh kёtё deklaratё pёr tё bёrё njё analogji mes Berishёs dhe Hitlerit, do tё thotё sё paku tё mos kesh fantazi pёr tё bёrё atё qё po bёn. Por analogjia qё tenton tё bёjё Andrea Stefani tё kujton Edi Ramёn qё qeshte kur doli me sopatё nё dorё nё rrugёt e Tiranёs, njё gjё krejt e ngjashme kjo me Hitlerin qё dilte me shpatё nё dorё nё festimet e hershme naziste.
      Nё pёrfundim tё artikullit Andrea Stefani shkruan: “Ka mësuar edhe diçka tjetër nga Hitleri. Pas grushtit të dështuar të shtetit të shtatorit të vitit ‘98, hoqi dorë nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puçit të Birrës dhe vendosi t‘i realizojë qëllimet për një pushtet absolut në rrugë "kushtetuese". Dhe i avancoi këto qëllime falë konsensusit të mbrapshtë historik me PS-në për ndryshimin e Kushtetutës. Një gabim fatal që e godet opozitën sot si një bumerang dhe e detyron të qëndrojë jashtë Parlamentit deri në momentin kur të dërrmohet strategjia e shantazhit e këtij Hitleri të Shqipërisë”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Andrea Stefani eviton ta pёrmendё kёtu emrin e Edi Ramёs, si njeriu qё bёri marrёveshjen me Berishёn pёr ndryshimin e Kushtetutёs. Merret vesh, Edi Rama i donte ndryshimet kushtetuese se llogariste qё me to tё vinte nё pushtet, duke u bёrё “kancelari Hitleri” i Shqipёrisё, nё formё karikature por nuk i eci. E megjithatё Andrea Stefani tash pretendon se opozita e udhёhequr nga Edi Rama ka misionin qё tё pёrmbysё “Hitlerin”-Berisha.
      Andrea Stefani, kur doli nё “Vizion plus” njё ditё para botimit tё artikullit tё vet, pёr tё diskutuar pёr tё, kishte nё krah Mero Bazen, dhe kёtu ёshtё “qershia mbi tortё” e kёsaj historie se Mero Baze, pёr kёnaqёsinё e andrea Stefanit, shprehu pёlqimin e vet pёr paragrafin e mёposhtёm tё artikullit tё Andrea Stefanit:
      “Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë ‘me nënë e babë’, përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nano. Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, ‘vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...’. (Mein Kampf)”. (gazeta “Shqip”, 28 nёntor 2009, f. 9)
      Andrea Stefanit duhet t’ i kujtohet se Edi Rama, nё daljen e vet tё fundit nё emisionin “Opinion” tё Blendi Fevziut, nё nёntor 2005, iu ankua drejtuesit tё emisionit pёr praninё e Mero Bazes atje. Edi Rama i tha Fevziut se nёse do ta kishte ditur qё nё emission do tё ishte i pranishёm Mero Baze, ai nuk do tё kishte shkuar. Edi Rama shtoi duke iu drejtuar Bazes se kur ka shkuar nё shtёpi ditёn qё Baze shkroi nё gazetёn e tij se Edi Rama kishte thёnё nё gjyqin e divorcit me gruan se djalin ajo nuk e kishte me tё (Edi Ramёn), por me babain e tij (Edi Ramёs), Kristaqin, ai (Edi Rama) e kishte gjetur djalin e vet poshtё tavolinёs tё traumatizuar, dhe djali i kishte thёnё se kishte turp tё dilte jashtё. Mero Baze iu pёrgjigj Edi Ramёs se kёto gjёra ai i kishte thёnё vetё nё gjyq.
      Do tё ishte mirё sikur ky emision tё ritransmetohej sot.