Ambasadori britanik Wilson, diplomacia e tregut, dhe Kushtetuta shqiptare tek Varri i Ashikut


Nga Kastriot Myftaraj

Gazeta “Sot”
26 shkurt 2009

    Në filmin satirik holliwudian “Rrobaqepësi i Panamasë”(2001) ka një dialog domethënës mes ambasadorit britanik në Panamadhe një oficeri të MI-6, spiunazhit britanik, të kamufluar si diplomat. Njeriu i MI-6, i cili në film quhet Andy Osnard (luhet nga Pierce Brosnan) për të fituar para sajon një histori sikur në Panamaekziston një lëvizje e cila do të tentojë që ta marrë vërtet nën kontroll Kanalin e Panamasë nga amerikanët, gjë që nuk u intereson këtyre të fundit dhe britanikëve. Njeriu i MI-6 dhe bashkëpunëtori i vet amerikan kërkojnë të marrin 20 milion dollarë nga amerikanët për të bërë një cover action, në mbrojtje të interesave amerikane dhe britanike. Në përfundim arrijnë të marrin 15 milion dollarë. Në këtë aferë hyn dhe ambasadori britanik në Panama, i cili i thotë bashkëkombasit të vet të shkathët se detyra e tij është që të raportojë në Londër se në Panamanuk po ndodh asgjë nga ato që pretendon ai. Sigurisht që pas kësaj Londra do të njoftonte Ëashingtonin dhe loja nuk do të kishte sukses. Në këtë pikë mes të dyve zhvillohet ky dialog.
    “Njeriu i MI-6: Dhe sa është çmimi i detyrës suaj?
    Ambasadori: 2 milion dollarë.
    Njeriu i MI-6: 1 milion.
    Ambasadori: 1 milion e gjysëm.
    Njeriu i MI-6: 1 milion e një çerek.
    Ambasadori: Mirë!”
    Ky është një shembull i asaj që mund të quhet diplomacia e tregut. Nëse në Londër duan të shikojnë një ekzemplar të diplomatit të tregut, ja ku e kanë ambasadorin britanik në Shqipëri, Fraser Wilson. Z. Wilson është bërë një ilustrim i një versioni të Ligjit të Parkinsonit. Në vitin 1955, Cyril Northcote Parkinson, një nëpunës i Ministrisë së Kolonive të Britanisë së Madhe llogariti me humor anglez se kishte një raport në përpjestim të zhdrejtë mes procesit të zvogëlimit të Perandorisë Britanike, që ishte në zhvillim të plotë në atë kohë, dhe numrit të nëpunësve në Ministrinë e Kolonive. Kështu, sa më tepër zvogëlohej perandoria koloniale britanike, aq më tepër rritej numri i nëpunësve kishte në zyrat e ministrisë.
    Një gjë e ngjashme po ndodh dhe me diplomacinë britanike në Shqipëri. Ne jemi mësuar në këto 18 vite, që nga rënia e komunizmit, kur u rilidhën marrëdhëniet diplomatike me Britaninë e Madhe, që ambasadorët britanikë në Shqipëri të mbajnë një qëndrim diskret dhe të përmbajtur, duke ua lënë gjithë skenën diplomatike ambasadorëve amerikanë. Ambasadori i tashëm britanik në Shqipëri, Fraser Wilson, ndryshon nga paraardhësit se ai është një diplomat aktiv dhe protagonist, siç tregoi me qëndrimin e tij për ligjin e lustracionit, por dhe në raste të tjera. Ambasadori Wilson bën gjithçka që mundet për të treguar se diplomacia britanike në Shqipëri tashmë është bërë aktive, dhe kërkon si e si të bjerë në sy. Ligji i Parkinsonit i adaptuar në prezencën britanike në Shqipëri bëhet edhe më i qartë po të sillet një fakt nga angazhimi britanik në Kosovë. Në vitin 1999, kur u vendos KFOR në Kosovë, dhe nga 50 mijë ushtarë të KFOR, 19 mijë, pra, 26% qenë britanikë, ambasadori i britanik i kohës në Shqipëri kishte shumë pak protagonizëm, për të mos thënë fare. Sot, kur Britania e Madhe e ka ulur shumë prezencën e saj në KFOR (nga 15453 ushtarë që ka  KFOR sot, vetëm 161, ose 1.05% janë britanikë) ambasadori britanik në Shqipëri e ka rritur në mënyrë tejet të shpërpjestuar protagonizmin e tij publik.
    Për të treguar protagonizmin e tij, ambasadori Wilson, para pak kohësh dha në Hotel “Sheraton” në Tiranë dhe një pritje me rastin e një përvjetori të poetit Robert Berns, ku ambasadori britanik doli i veshur me një fund skocez, që për pjesën më të madhe të shqiptarëve që nuk e njohin këtë karakteristikë të veshjes skoceze ngjan si fund gruaje. Dikur poeti anglez Bajron, i cili dihet se ishte homoseksual shkoi tek Ali Pashë Tepelena i veshur me kostum skocez, dhe i hyri në zemër me shikimin e parë pashait.  Ambasadori Wilson është mik i Edi Ramës i cili sot rri në Pezë, jo aq për shtëpinë historike të konferencës, se sa për Vorrin e Ashikut që është aty afër, dhe që historikisht ka qenë një vend i shenjtë ky për homoseksualët e Tiranës. Meqënëse Rama e ka orientuar PS në aleancë me qarqet sorosiane homoseksuale, që janë pjesë e atij që në analogji me Kominternin quhet Homintern (Internacionalja e homoseksualëve), ai përmbush kushtin që të rrijë pranë një vendi “të shenjtë” homoseksualësh. Kështu që ambasadori britanik Fraser Wilson dhe Edi Rama formojnë një çift si Bajroni dhe Ali Pashë Tepelena.
    Halli i madh i Edi Ramës sot është që kancelaritë perëndimore relevante të binden se ai është në gjendje ta mbajë nën kontroll të majtën, duke e margjinalizuar Ilir Metën dhe Fatos Nanon. Edi Rama kërkon t’ i bindë kancelaritë perëndimore se aim und ta sigurojë mazhorancën në zgjedhje edhe përkundër konfliktit Brenda së majtës, dhe se në rast se ndodh që të sigurojë mazhorancën është në gjendje ta kontrollojë atë, dhe jo t’ i shpërbëhet, siç ndodhi me PS pasi fitoi zgjedhjet në vitin 2001. Në kancelaritë perëndimore relavante dyshojnë se Edi Rama është në gjendje të bëjë si të parën dhe të dytën. Edi Rama e di mirë se në rast se dështon ai, atëherë do të shihet nga ndërkombëtarët si factor destabiliteti brenda së majtës dhe do të vihet në zbatim Plani B i kancelarive perëndimore relevante, që të mënjanohet Rama dhe si faktor stabiliteti brenda së majtës të shihet dyshja Fatos Nano-Ilir Meta.
    Edi Rama sot ka nevojë që ambasadorët relevantë perëndimorë si Ëithers dhe Wilsontë çojnë në qendër raporte të favorshme për të, duke i paraqitur gjërat sikur aim und të jetë faktor stabiliteti tek e majta dhe mund ta kontrollojë atë. Për këtë gjë Edi Rama paguan në cash dhe ambasadori Wilson, ashtu si dhe kolegu i vet Ëithers, nuk heziton që t’ i përgjigjet me një shifër pyetjes se sa kushton detyra e tij. Në këtë rast dialogu mes Edi Ramës dhe ambasadorit Wilson, apo edhe kolegut të tij Withers, ndryshon nga ai i filmit “Rrobaqepësi i Panamasë” vetëm në një gjë, se Edi Rama nuk bën pazar. Paratë i dorëzon menjëherë në cash, ose në llogaritë bankare në ishujt-parajsa fiskale sorosiane, çka parapëlqehet nisur nga eksperienca e keqe me dyshekun e mbushur me kartmonedha e Edit nr.2 të bashkisë, i cili sot ka mbetur nr. 1 në bashkinë e Tiranës.
    Për historinë e ambasadorit Wilson mund të bëhet një film si “Rrobaqepësi i Panamasë”, madje edhe me nota sentimentale, nisur nga prezenca e Varrit të Ashikut, në mes të rrugës që i çon tek njëri-tjetri. Edhe episodet kur ambasadori Wilsondoli dhe mbrojtji me ngulm publikisht një grusht njerëzish të organeve të dhunës së diktaturës komuniste, që sot kanë çelësat e drejtësisë në Shqipëri, duke e justifikuar ambasadori britanik këtë gjë me shqetësimin për shkeljen e supozuar të Kushtetutës, janë në frymën e filmit “Rrobaqepësi i Panamasë”. Në rast se ambasadori Wilson, apo kolegu i tij amerikan, do të shqetësoheshin për kushtetuetshmërinë në këtë çështje, atëherë duhet të qenë të shqetësuar dhe për faktin që këta njerëz kanë në dorë çelësat e drejtësisë në Shqipëri, çka është antikushtetuese në kuptim të përmbajtjes së ligjeve kushtetuese, dhe jo thjesht të formës. Pastaj, në rast se ambasadori Wilson dhe kolegu i vet amerikan, do të shqetësoheshin për shkeljet e Kushtetutës së Shqipërisë, ata së pari duhet të qartësonin pozitën e tyre, se ata sot kanë marrë në mënyrë antikushtetuese, pozitën e guvenrnatorit të Shqipërisë, të cilën në kohën e luftës së Dytë Botërore, Jacomoni, mëkëmbësi i Mbretit të Italisë, e kishte të sanksionuar me Kushtetutën e kohës. Në këtë pikë, guvernatori fashist i Shqipërisë ndryshon nga ambasadorët e sotëm amerikan dhe britanik, veç për faktin se ai dhe shteti i tij qenë më të sinqertë dhe transparentë.
    Është qesharake të dëgjosh ambasadorin Wilson apo kolegun e vet amerikan të flasin për Kushtetutën e Shqipërisë, kur ata Kushtetutën shqiptare e kanë varrosur tek Varri i Ashikut në Pezë, dhe shkojnë e nxjerrin veç kur i intereson Edi Ramës, për ta demonstruar si zombie të vendeve nga e ka origjinën kolegu amerikan i ambasadorit britanik. Për respekt të njerëzve si i ndjeri David Smiley nuk po them se ku rrinë dhe me cfarë merren kolegët e Andy Osnard në Shqipëri.
kmyftaraj@yahoo.com