Zogjtë pushtojnë qytetin



Hopkinsvil, miliona zogj kanë pushtuar javët e fundit qiellin në një qytezë në Kentaki, në SHBA, duke terrorizuar banorët dhe kafshët shtëpiake, njësoj si filmi thriller “Zogjtë” i Alfred Hitchcock-ut. David Chiles, presidenti i shoqatës “Little Riiver Audubon”, është i bindur se prania e miliona zogjve mbi qendrat e banuara dhe jo në vende të tjera është një mister më vete.