Qytetërimi i pazbuluar në trekëndëshin e Bermudës



Në thellësi të oqeanit, në rajonin e Trekëndëshit të Bermudës, një ekip shkencëtarësh kanadezë zbuluan aty një qytet gjigant të humbur…!
Pranë brigjeve të Kubës, një robot zhytës mundi të regjistronte rrënojat e ndërtesave, katër piramida gjigante dhe diçka (statujë-monument) që i ngjanë Sfinksit.

Specialistët vlerësojnë se ndërtesat e mbytura i përkasin periudhës paraklasike, të historisë së Karaibeve dhe të Amerikës Qendrore dhe qyteti mund të banohej nga përfaqësues të qytetit Teotihuakan (qytet i braktisur, i cili ndodhet 50 km nga Meksiko Siti dhe ka një moshë prej rreth 2000 vjetësh). Qyteti ndodhet 183 m nën oqean dhe ekipi i shkencëtarëve me në krye Weinzweig dhe Zalitzki janë të bindur se është Atlantida – qyteti i humbur prej më shumë se 10.000 vjetësh.

Korrikun e vitit të shkuar, studiues amerikanë dhe francezë zbuluan në thellësi të oqeanit, po në të njëjtin rajon: Një piramidë pjesërisht të kristaltë, sipas gjasave më e madhe se Piramida e Keopsit në Kajro. Megjithatë, deri më tani ende nuk është certifikuar mosha dhe “prejardhja” e këtij qytetërimi!