Amerikanët, në kërkim të jashtëtokësorëve në planetin tonë


Shkencëtarët amerikanë janë të bindur se në Tokë ekziston jetë jashtëtokësorë.
Një ekip shkencëtarësh amerikanë, nga Laboratori Shtetëror i Astrobiologjisë në Uashington janë vënë në kërkim të dëshmive që do të vërtetojnë ekzistencën e jetës jashtëtokësore në Tokë, jo në hapësirë, por në koren e Tokës! Në planetin tonë, ekzistojnë shtresa guri mosha e të cilëve i kalon 3 miliardë vjet. Sipas shkencëtarëve, sekreti i zhvillimit të jetës mund të fshihet aty, në këto shtresa. Qëllimi i programit të studimit, që financohet nga NASA, është identifikimi i dëshmive të aktivitetit biologjik. “Gjithmonë ekziston një histori e fshehur në shtresat e gurta”, – deklaroi gjeologu dhe kreu i ekipit të shkencëtarëve Clark Johnson, “Varet nga ne (gjeologët) nëse do t’ia arrijmë të gjejmë mjetet e duhura që të mund të “hetojmë” këto shtresa të gurta dhe të mësojmë historinë e tyre”. Nëse arrijmë të konceptojmë se si u zhvillua jeta, në rastin konkret, në Tokë, shkencëtarët shpresojnë të arrijnë në një përfundim kritikë për zhvillimin e jetës gjetkë në hapësirë e sidomos në Mars.