Komisioni disiplinor i Federatës angleze të futbollit (FA) ka dënuar sot menaxherin e Manchester Unitedit, Alex Ferguson me 12.000 funata për shkak të komentimit të ndarjes së drejtësisë.
Ferguson u gjobit për shkak se më 20 janar pas ndeshjes me Tottenhamin (1:1) kritikoi gjyqtarin anësor, i cili nuk akordoi penallti për Unitedin pas ndërhyrjes në Rooneyn.
“Gjyqtari ndihmës nuk na dha asnjë ndërhyrje gjatë tërë ndeshjes, për mua ky ishte vendim i keq i tij. Pse asnjëherë nuk akordohet penallti për Rooneyn. E mbaj mend mirë, kur Drogba luante për Chelsea nuk e ndali pozitën jashtë loje, edhe pse ishte tri metra thellë”, pati thënë Ferguson pas ndeshjes.
Fergusoni ka paraqitur ankesë në vendimin e FA-s dhe e ka kërkuar raportin e Komisionit. (ORAinfo)






