Sulmuesi argjentinas që shpesh herë ka shprehur dashurinë e përjetshme për klubin katalanas, kaloi nga fjalët në vepra me firmën e hedhur në kontratën e re që skadon në vitin 2018. “Jam shumë i lumtur këtu të Barcelona dhe këtë e kam thënë përherë. Kjo është një ditë e madhe”, citohet numri 10 në faqen zyrtare të klubit.
Kontrata e re thyen virtualisht një tjetër rekord për sulmuesin sepse kur ajo të skadojë, Messi do të jetë plot 31 vjeç dhe lojtari me më shumë vite në klubin katalanas. Gjithsesi, Lionel nuk mendon për të ardhmen sepse e tashmja i rezervon shumë impenjime. “Nuk e çoj mendjen asnjëherë te ky fakt sepse tani dua të shijoj çdo ditë në këtë skuadër.
Gjithmone e kam deklaruar se në nivel evropian dua ta mbyll me Barcelonën dhe sigurisht që nuk e përjashtoj mundësinë që një ditë të përfundoj edhe në Argjentinë”. Ndeshja e radhës për katalanasit është ajo e së dielës në orën 12 të mesditës kundër Getafes, një orar i pazakontë por që për argjentinasin nuk paraqet asnjë pengesë.