Superylli kosovar i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka postuar në profilin e tij në ‘Twitter’ një fotografi ku shihet me skuadrën e tij më të mirë në botë për momentin.
Me një video-kontroller në duart e tij, Xherdani prezantoi 11-shen e tij më të mirë, ku ndër të tjerë gjendeshin Ronaldo, Messi, Falcao, Ramos e Pique.
Me një kapelë të kuqe, Shaqiri dukej për së tepërmi një tip sportiv, ndërsa edhe njëherë dëshmoi simpatikllëkun e tij. (ORAinfo)






