THUMB: AKSH-ja ishte gati të reagonte në Preshevë, por nuk iu aktivizua alarmi!

Foto: Emra të paharrueshëm!

image
Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Ata deklaruan se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit, kurse këtë armatim e shfaqën vetëm nëpërmjet fotove.
Paraqitje e AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediale, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!

Mirëpo, burime të mirë informuara të THUMB-it brenda radhëve të AKSH-së, bëjnë të ditur se AKSH-ja ka patur informata të sakta se sot forcat speciale serbe do ta ndërmerrnin këtë veprim: heqjen e lapidarit.
AKSH-ja në krye me komandantin e saj "Kobra" kanë qenë të stërvitur prej kohësh, që të reagojnë në situatat të ndërlikuara e të njëanshme si ajo e sotshmja. Ata poashtu me armatimin e tyre më modern të cilat i kanë vetëm nëpër fotografi kanë mundur ta parandalojnë heqjen e lapidarit.

Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.
Por, ajo që i ka penguar ata ta realizojnë këtë gjë ka qenë prishja e telefonit celularë të një pjesëtari të AKSH i cili ka qenë përgjegjës për zgjimin e ushtarëve nga gjumi, me çka nuk ka bërë alarmi dhe për këtë shkak ata nuk kanë arritur të zgjohen nga "gjumi i thellë dimëror".