Vrasja politike e Lapidarit të dëshmorëve në Luginën e Preshevës


image
Blerim S. Shabani
 Të jesh ose të mos jesh   në  pallatin e “ Hamletin “  shqipëtar  ,me protagonist   mbret  politikanë ,princa analist ,e kontesha  administrator ,qytetar shërbëtor.Përpjekja për ta bërë autorin e romanit shqipëtarë  është mashtrim iluzor ,përderisa nuk arrinë dot ta skulpturosh shqipëtarin e sotshëm postmondernist nga i djeshmi tradicional  e kanunor .
Metamorfoza e shoqërisë shipëtare  ka plasaritje dhe deformime ne identitetin kombëtar e kulturor ,përballë sfidave të globalizimit ,tregut të lirë ekonomik ,komunikimeve qytetërimor dhe krizave identitare .Toerite e nacionalizmit shqipëtar sot janë shkrirë e relativizuar në emër të politikave integraliste dhe ideologjitë neoliberaliste ,patriotizmi ligjerohet nga folklorizma romantik ,e subjektivizmi njerëzorë është bërë teknokratik në varësi nga toknologjitë e avancuara të komunikimit .Foto: Emra të paharrueshëm!
Më shumë se fjala ,sot përpiqem të shkruaj e lexoj esenë fotografike ,sepse komunikoj pa zë me ty që smë flet dot ,dhe më shumë sesa një fotografi,sot  heshtjen tuaj  e vuaj duke mos  i lexuar më  emrat  tuaj  të skalitur në pllakën e simbolikës së idealeve dhe gjakut tuaj ,për lirinë e humbur për vite, që ju  sublimuat me sakrificën e fundme  ,jetën, kapitalin më të çmuar njerëzor. 
Narracionin e tregimit horror e tregon edhe leximi i fotografise të këtyre engjujve femijëror ,loti i tyre tani më është tharë . Njeriu , qenie epistemologjike,  ndjenë nevojën e sigurisë dhe  lirisë së strehimit ,ekzistencës ,dinjitetit ,pronësisë ,e si rrjedhojë organizimi i jetës është e drejta që mbrohet me ligjet njerëzore për ta ndërtuar paqen sociale. 
Shqipëtari i Luginës së Preshevës përballë terrorit mediatik sërb  njëmujor  si pasojë e kërcënimeve ushtarake  e policore  të kreut më të lartë shtetëror ,kryeministrit  Ivica Dacic , ankthi i egër psikologjik dhe social ,duke numëruar ditët e “ rrethimit ushtarak ”  të Preshevës dhe post-efektet. Dhe sot , në mëngjesin e hershëm dhunshëm u përzënë shpirtërat e dëshmorëve të lirisë ,që deri dje ishin tubuar si ushtri e grupuar,  emrat e tyre tregonin vulen e tokës shqipëtare autoktone ,por fatkeqësisht ata ikën për të mos u kthyer  më .

Foto: E vertet kjo?Shpreh mendimin tuaj!
Presheva ime ,sot more  ngushëllimet  vëllazërore ,por ti vdiqe ,ngase ata lejuan vdekjen nga plagët e harresës  politike ,ekonomike  nga shqipëtarët dhe shtetet matanë kufirit, Shqipëria e Saliut , Kosova e Thacit .Nga zemërata e thellë e qytetarit preshevar pyes ,pse shkele kushtetuten e shtetit amë Sali ? E gjithë shqipëtaria e ndertoi   mitin  berishian duke aluduar se i mbroje shqipëtarët kudo që janë ,por jojo tani më emri yt është iluzion mashtrues ,ik në pension sa mëparë  !
Zotnia Thaci ,je kaq miop ,provincial në mendje , luajte me ndjesitë e preshevarit duke llomotitur e u bërë fjalamanin kalmajësh përballë “mikut” tënd të tavolinës së drekës e kafesë ,pinjollit te Miloseviqit .Do doja ta “justifikoj” injorancës politike   në lidhjë me Dacicin ,të diplomuarin e shkencës politike që për frymëzues të filozofise politike ka  Makiavelin , cili jep definicion  Si bëhet lufta në dy mënyra  ; me ligjë dhe me dhunë ,e para i përkte njeriut e dyta kafshës  :
“Princit që i duhet të veprojë si kafshë , duhet të imitojë dhelprën dhe luanin ,sepse luani nuk mund të mbrohet nga kurthet dhe dheplra nuk mund të mbrohet nga ujqërit.Kështu që njeriu duhet të jetë dhelpër për të shpëtuar grackave dhe luan për të trembur ujqërit.Ata që duan te jenë vet luan ,nuk e kuptojnë këtë .” (Makiaveli , vepra “Princi “ kap.XVIII).
Harrove të luash si dhelpër zoti Thaçi ,sepse mendja jote të mashtron duke ia atribuar vetes Luanin e bisedimeve Serbi –kosovë!
Foto: Nga: Kushtrim R. Krasniqi  / Ekuiliber.

Influenca mediatike e pakontrolluar e rrjetave sociale ,ku e vërteta ngatërrohet qëllimshëm si lojë e mendjes për tu përdorur në bërjen e lajmit me instruksione qëllimshëm në shërbim të aktualitetit ditor politik ,si dhe mediave elektronike dhe të shkruara pa redakturën cilësore e profesionale me qytetarin shqipëtar , përkatësisht preshevar ,kishte efektin e rëndesës psikologjike pvr  eksperiment mediatik .Më nxitë të kujtoj filozofin amerikano- japonez Francis Fukuyama, i cili në bestsellerin e tij të famshëm që botoi në vitin 1992, “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” parashikoi se në periudhën postmoderne, sidomos pas përmbysjes së komunizmit në shoqëri, nuk do të kemi më përballë njeriun arkaik, të deformuar ideologjikisht, të përdorur masivisht për qëllimet politike të luftës së “ftohtë”, por “njeriun e fundit”. Uroj të jetë qyetetaria shqipëtare të zgjohet përfundimisht dhe të dalë nga llogoret e errëta dhe të heshtjes !


Dhe media ndërkombëtare kishte interesin e shtuar mediatik që të krijonte lajm me Luginën e Preshevës ,duke përdorur zgjuarsisht  simbolikën e identiteti kombëtarë në një shtet armiqësor  me nacionalizmin urryes.Ishte orkestër  mediatike me skenar nga jashtë ,do ta thoshin konspiracionistët ,u mbetet politikanëve tanë lokal ta tregojnë moralitetin e tyre politik përballë popullit ,te bojktojnë e ndërkombëtarizojnë ose të vazhdojnë jetëgjatësinë politike pa reflektim kombëtar por thjesht elitar e partiak , biznisor  !