FEJZI HAJDARI
Heqja e dhunshme e Lapidarit të dëshmorëve (në Preshevë) nga autoritetet policore serbe, nën mbikëqyrjen e OSBE-së, edhe njëherë po riciklohet si “mësim i mirë”, që shqiptarët të përfitojnë nga ‘leksionin diplomatik’: Ndërkombëtarët nuk na i zgjidhin çështjet, aq më pak ato të ‘karakterit të nxehtë ndëretnik’, por ata monitorojnë dhe kryesisht sugjerojnë. Këtë leksion lidershqipi shqiptarë në përgjithësi, asnjëherë s’arriti ta mësojë, ndërkohë që popujt sllavë të hapësirave ish-Jugosllave, që moti e kanë kuptuar. Zaten, ishte pikërisht blofi diplomatik (gatishmëri deklarative e diplomacisë serbe, ca shenja se gjoja edhe tek kreu serb ka gatishmëri për ta zgjidhur këtë çështje me anë të bisedimeve), të cilin shqiptarët e lexuan dhe kuptuan keq, ajo që shtyri politikanët shqiptarë, të nxitojnë me deklarata infantile, të tipit: Lapidarin të mos guxojnë serbët ta prekin!?.
Në këtë kontekst duhet të përmendet deklarata e kreut të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa: “Lapidari do të hiqet atëherë kur të vdes unë!”, kurse kryeministri Berisha u zotua se askush nuk do ta prek lapidarin.
Në fakt, me këtë veprim, diplomacia serbe, fatkeqësisht po vazhdon me ‘triumfalizmat’ e sajë historikë ndaj shqiptarëve, ndërkohë që politika shqiptare (Tiranë-Prishtinë-Shkup) po dëshmon edhe njëherë se vështirë mëson nga ‘pësimet’, e së kaluarës së afërt dhe largët. Po të këtij lloji ishin dhe deklaratat naive të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi. Bageri (eskavatori) i Daçiqit, i hodhi poshtë të gjitha krekosjet e politikën naive shqiptarë.
Mirëpo, çdo e keqe mund të ketë një të mirë, por, megjithatë, varet nga aftësia dhe sensi i personave dhe subjekteve politike shqiptare për të detektuar anën e mirë e të së keqes. Ndërkaq, ana e mirë e së keqes që ndodhi me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, është se me këtë faktikisht, Serbia i dha alibi qeverisë kosovare, që njësoj të përgjigjet edhe ndaj strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. S’do të thotë se përgjigja duhet të arrijë menjëherë, brenda dy-tri ditësh.
Por, në rast se përgjigja e autoriteteve kosovare ndaj strukturave serbe (e njëjtë si përgjigja e Daçiqit ndaj lapidarit në Preshevë) nuk ndodh as pas 2-3 muajve, apo 2-3 viteve, atëherë është e qartë se gjërat s’janë në rregull. Është e qartë se ka shumë hapësirë për të dyshuar pse qeveria kosovare toleron strukturat paralele serbe?. Varet se sa do ta kuptojë momentin e krijuar kryeministri kosovar Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar rastin e Preshevës si alibi me qëllim që t’i qërojë hesapet njëherë e përgjithmonë me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.
Nga kjo situatë tepër tensionuese dhe delikate, Thaçi ka për detyrë dhe obligim të mësojë leksionin, në veçanti me ndërkombëtarët, tani që u pa se ata ndërmjetësojnë dhe ndihmojnë “të fortin”. Me të njëjtin avaz, kryeministri kosovar duhet të sillet në pjesën veriore të Kosovës – të spastrojë strukturat paralele serbe dhe të ftojë misionet ndërkombëtare për të vëzhguar nga afër aksionin eventual.

Në këtë situatë, nuk guxon të heshtë as Qeveria e Shqipërisë. Zotimet e presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha se do të reagojnë ashpër ndaj heqjes eventuale të lapidarit, s’guxojnë të mbeten vetëm të dimensionit deklarativ, sepse nëse ndodh kjo, ata s’do të krijojnë vetëm për vete imazh joserioziteti, por të njëjtin imazh do ta krijojnë edhe për shtetin shqiptar. Përgjigje s’mund të japë edhe faktori shqiptar në Maqedoni.
Nëse shfrytëzon si duhet pozitat e veta në Qeveri, faktori shqiptar ka potencial për t’i bë obstruksione bashkëpunimit të mëtejshëm Serbi-Maqedoni. Kjo posaçërisht mund të bëhet duke dëmtuar pozitën e favorizuar të biznesit serb në Maqedoni, me çka do t’i jepej përgjigje konkrete Serbisë për rolin e saj destruktiv.