Kryepeshkopi grek Kristoduolos u varros si komisari ideologjik i ushtrisë greke, si Ajatollahu Khomein në Iran




Nga Kastriot Myftaraj

    Funerali i zhvilluar ditën e djeshme i kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Greqisë, Kristodulos u shndrrua në një shfaqje të thelbit militarist të Kishës Ortodokse Greke, si dhe të thelbit fetar ortodoks të shtetit grek. Kufoma e kryepeshkopit Kristodulos, e veshur me rrobën ceremoniale, dhe me skeptrin që e mbante në dorë, ishte vendosur në një arkivol të hapur, ku dukej shumë qartë. Arkivoli ishte vendosur mbi shtratin e një topi të kalibrit të madh, i cili tërhiqej nga një kamion ushtarak, në karrocerinë e të cilit kishte dy skuadra ushtarësh me veshje mimetike luftarake, me helmeta dhe të armatosur me automatikë. Në të dy anët e shtratit të topit që mbante arkivolin ishin lidhur shirita bardhë e blu, me ngjyrat e flamurit grek, njëri cep i të cilëve mbahej nga murgjër ortodoksë të cilët ecnin në dy anët e makinës. Para makinës mortore ecte një grup i madhe klerikësh ortodoksë të të gjithë rangjeve, mes të cilëve ishte dhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në letër Autoqefale të Shqipërisë, greku Janullatos. Para grupit të madh të klerikëve ortodoksë  ecte një batalion ushtarësh të armatosur me helmeta dhe me veshje mimetike, luftarake. Paraushtarëve ecte një batalion marinsash grekë të armatosur me automatikë, ndërsa para tyre ecte banda muzikore që ekzekutonte marshe funebre. Ndërsa pas makinës funebre vinin shtetarët më të lartë, të Greqisë, Presidenti dhe kryeministri, politikanë, deputetë, ushtarakë të lartë, zyrtarë të tjerë. Ndërsa pas tyre ecte një turm e pafund njerëzish Në të dy anët e procesionit funebër ecnin në njëshkolonë marinsa grekë të armatosur me automatikë. Në trotuaret në anë të rrugës kishte shumë njerëz që… duartrokisnin, edhe pse ishte ditë zie zyrtare?! A thua prisnin që i vdekuri të bënte mrekullinë dhe të ringjallej e të çohej t’ i bekonte. Në procesionin gjigand funebër në Athinë nuk kuptohej se çfarë kishte më shumë priftërinj dhe murgjër e murgesha, apo ushtarë. Dhe priftërinjtë dhe murgjërit ishin disa mijëra. Në procesionin gjigand funebër nuk kuptohej se farë kishte më shumë, kryqe dhe ikona ortodokse, apo armë. Dhe kryqe dhe ikona kishte me mijëra. 
    Procesioni funebër eci në këmbë për rreth një orë, nga kisha deri në varrezën nr. 1 të Athinës ku ka një vend të posaçëm për varrimin e kryepeshkopëve. Në varrezë kishte minimalisht një regjiment ushtarak të armatosur që qendronte në hyrje të saj dhe në dy anët e rrugës kryesore të varrezës ku kalonte procesioni mortor. Në momentin që arkivoli po futej në varr, një togë ushtarësh qëlloi me armë në shenjë nderimi. Pse duhet që një klerik, që supozohet të jetë njeri i paqes, dhe që nuk e do dhunën, të varroset me një funeral kaq të militarizuar? Ç’ kuptim ka që arkivoli i tij të vihet në shtratin e topit, madje të kalibrit të madh? Është e kuptueshme se kryepeshkopit do t’ i bëheshin nderime si një personaliteti të lartë shtetëror, sikur të kishte vdekur ta zemë kryetari i shtetit, por në rastin e kryepeshkopit duhet të kishte disa ndryshime. Kështu, në vend të shtratit të topit mund të ishte përdorur një katafalk, dhe në vend të kamionit ushtarak me ushtarë të armatosur, mund të kishte një automjet më paqësor. Sigurisht që duhej të kishte eskortë ushtarake nderi, por kjo mund të ishte e llojit të atyre me veshje ceremoniale, dhe e paarmatosur. Dhe përse duhej breshëria e armëve në varreza. Nga mënyra se si u varros i vdekuri dukej sikur nuk ishte kryepeshkop, por një gjeneral i lavdishëm që kishte fituar beteja të mëdha. Dhe në fakt kështu është. Me funeralin e kryepeshkopit Kristodoulos u bë e qartë para gjithë botës se në Greqi kryepeshkopi është njëkohësisht dhe gjeneral i ushtrisë greke, me atributet e komisarit ideologjik, po të bëj një krahasim me vendet komuniste, se Kisha Ortodokse Greke është e militarizuar, se kryepeshkopi grek ka mbajtur në një dorë kryqin ortodoks dhe në dorën tjetër armën, se ushtria dhe gjithë shteti është thellësisht religjioz ortodoks, se ushtria greke është një ushtri kryqtare ortodokse, se Greqia është një vend fundamentalist ortodoks. Një spektakël të tillë bota ka parë vetëm kur u varros Ajatollahu Khomein në Iran, i cili u varros në një ceremoni të ngjashme, ku Irani zbuloi thelbin e tij fundamentalist islamik shiit.   
    Me këtë spektakël Greqia i tregoi botës se, edhe pse është anëtare e bashkimit Europian dhe e NATO, megjithatë nuk është një vend i emancipuar perëndimor, ku kisha është e ndarë nga shteti, dhe kisha është e ndarë nga tradita militante kryqtare ortodokse, por se është një vend fundamentalist ortodoks. Në momentin që punëtorët po vendosnin një pllakë prej mermeri mbi varrin e kryepeshkopi, njërit prej tyre i shpëtoi pllaka nga dora dhe njëri cep i saj takoi paksa arkivolin. A thua kjo ishte protesta e Greqisë antike, e cila na ka lënë në këtë mermer dëshmitë e një qytetërimi madhështor, ndaj këtyre që sot pretendojnë trashëgiminë e këtij qytetërimi antik, kur kanë lidhje me Greqinë antike, aq sa ç’ kanë lidhje arabët e Egjiptit të sotëm me qytetërimin antik egjiptian. Me këtë spektakël që dha Greqia tregoi se grekët e sotëm, nuk mund të pretendojnë trashëgiminë e qytetërimit antik grek të periudhës së tij të ndritshme, por atë të “kohës së errët”, siç e quajnë historianët. Periudha e shkëlqyer e qytetërimit antik grek (shekujt VIII-IV) para Krishtit e ka origjinën tek ndarja e logosit nga miti në Greqinë e Vjetër, do të thotë tek ndarja e mendimit nga dogma fetare. Në fillim logosi (dija, logjika, mendimi) ishte pjesë e mitit, e dogmës fetare, që mendohej si i dhënë nga hyjnitë dhe që përbëhej nga shabllone, të cilat duheshin zbatuar në jetën e përditshme, edhe në politikë, si pjesë e ushtrimit të ritualit hyjnor, me në qendër kryehyjninë Zeus. Diku rreth shekujve VII-VI para Krishtit, në Joni doli një grup mendimtarësh që bënë një revolucion intelektual, duke e ndarë logosin nga miti dhe me këtë fillon periudha më e shkëlqyer e qytetërimit grek, me arritjet e tij në art, filozofi, shkencë, arkitekturë etj., si dhe origjina e mendimit modern, duke përfshirë atë politik, si dhe e shkencës moderne në përgjithësi. Nëse mendjet më të ndritura të Greqisë antike do ta shikonin spektaklin që u dha dje në Athinë, me funeralin e kryepeshkopit Kristodoulos, ata do t’ i përçmonin grekët e sotëm si barbarë mendjeerrët, të ngjashëm me persët, që adhurojnë të jetojnë nën një despotizëm militaristo-religjioz oriental.
    Tashmë është e qartë se grekët e sotëm nuk kanë ndonjë lidhje me grekët e vjetër, veç ndoshta asaj që kanë vjedhur gurët e ndërtesave antike për të ndërtuar kishat, tavernat dhe shtëpitë e tyre. Që nuk ka lidhje midis grekëve antikë dhe grekëve të sotëm, kjo u duk dhe në Olimpiadën e vitit 2004, që u zhvillua në Athinë, kur të gjitha vajzat greke që mbanin në tabaka medaljet që u jepeshin fituesve, ishin veshur nga organizatorët vetëm me kostume të periudhës bizantine e tutje, me fytyra të mbuluara dhe me funde të gjatë, si fshataret dropullite, dhe asnjëra nuk u paraqit e veshur si femrat greke antike të kohës kur bheshin Olimpiadat në Antikitet, me kiton të shkurtër. Grekët e sotëm, si në Greqi, si në Shqipëri janë popullsi greqishtfolëse të ngulitura në këto territore të parat në kohën bizantine, kur greqishtja qe lingua franca e Mesdheut lindor dhe të dytat në kohën osmane. Ata kanë të drejtë të pretendojnë për tashëgiminë e grekëve antikë, aq sa arabët e Egjiptit të tashëm kanë të drejtë të pretendojnë për trashëgiminë e Egjiptit antik. Për këtë mjaft të shikosh tiparet dhe ngjyrën e fytyrës të shumësisë së grekëve të sotëm që nuk kanë asnjë afërsi me grekët antikë, që siç na i përshkruajnë autorët e vjetër kanë qenë racë bionde (“Menela flokëverdhi” thotë Homeri), ndërsa shumësia e grekëve të sotëm ngjajnë më tepër me arabët. Ndërsa tek grekët e sotëm ata pak biondë janë frut i aventurave të femrave greke me turistët perëndimorë.  
    Ushtarët grekë që merrnin pjesë të armatosur në funeralin e kryepeshkopit-komisar të ushtrisë greke, dhe që qëlluan me armë për nder të tij, janë indoktrinuar si kryqtarë ortodoksë grekë, janë nga ata që vitin e kaluar i pamë në një videoregjistrim ku paraqiteshin ushtarë grekë të cilët gjatë stërvitjes këndonin një këngë të vjetër të ushtrisë greke ku ushtarët grekë që shkojnë në luftë kundër turqve dhe shqiptarëve betohen se do të bëjnë litar me zorrët e shqiptarëve dhe opinga me lëkurën e turqve. Këta ushtarë grekë të indoktrinuar si kryqtarë ortodoksë, që nderuan komisarin e ushtrisë greke, kryepeshkopin Kristodoulos, janë ata që gjenden në Shqipëri, pasi në 2003 qeveria dhe mazhoranca e majtë parlamentare i dha të drejtë Greqisë të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri, në Bisht-Pallë, pranë Durrësit. Komisari i ushtrisë greke në Shqipëri është kryepeshkopi-uzurpator i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, greku Janullatos. Ushtarët grekë janë në Shqipëri si kryqtarë të Helenizmit ortodoks. Greqia, para kancelarive perëndimore, në mënyrë konfidenciale e justifikon qendrimin e ushtarëve të saj në Shqipëri, me atë se mbrojnë grekët që janë në Shqipëri dhe interesat greke këtu, nga rreziku i ekstremistëve islamikë, në një vend islamik, mbetje e Turqisë në Ballkan si Shqipëria. Ironia e madhe e historisë është se Perandoria Osmane u mbajt ekonomikisht dhe mundi të mbijetonte, falë grekëve të Fanarit që kontrollonin tregëtinë e saj dhe që bënin tregëti me Perëndimin për llogari të turqve. Grekët ishin të privilegjuarit e mëdhenj të Perandorisë Osmane. Kisha Ortodokse Greke, në shekujt e okupimit osman u integrua shumë mirë në shtetin fundamentalist islamik osman, duke krijuar një hibrid të çuditshëm, që ekzistonte si vëllazëri e fundamentalizmave orientalë. Patriarku ortodoks i Konstantinopolit (Stambollit) ishte anëtar i rëndësishëm i divanit (qeverisë osmane) si pashë me tre tuge. Në kohën osmane, Patriarkana greke e zgjeroi juridiksionin në saj në zona që praktikisht i kishte humbur prej shekujsh me tërheqjen e Bizantit, ose ku kishte patur një juridiksion simbolik, si në Bullgari, Serbi, Rumani, Moldavi, Palestinë, Liban, Egjipt, një pjesë të Ukrainës etj. Prandaj Patriarkana greke e Konstantinopolit ishte shumë luajale ndaj Turqisë deri në fillim të shekullit XIX.
    Me spektaklin religjioz-militarist që u dha dje në Athinë, mund të thuhet me siguri se Greqia më tepër se si vend anëtar i NATO, mund të llogaritet si vend aleat i Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe një manastir rus. Duke folur pas një seance lutjesh, Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë, duke u shprehur: “Derisa Rusia është vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e Ortodoksisë”. Gjatë vizitës në një nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord.  Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ç’ lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë botën, pra do ta sundojë atë. Në Greqi, e cila është, në mos një shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri thellësisht e ushqyer me mitet historike që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që do t’ i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu, për t’ i ndihmuar grekët. Kështu, një nga nga fijet lidhëse me shumë rëndësi midis Greqisë dhe Rusisë është feja e përbashkët ortodokse dhe kjo lidh dhe dy shtetet dhe dy ushtritë, veç dy kishave.
    Pas spektaklit të fundit mahnitës religjioz-militarist që u dha në Greqi, bëhet shumë skandaloz dhe alarmues fakti që në krye të Kishës Ortodokse në letër Autoqefale të Shqipërisë ka ardhur nëpërmjet uzurpimit greku Janullatos, si kryepeshkop. Tashmë është e qartë se Anastasios Janullatos përveç klerik është dhe gjeneral grek, se ai përveçse funksionar kishtar është edhe funksionar ushtarak dhe i zbulimit grek. Ortodoksët shqiptarë, si praktikantët dhe jo praktikantët, si njerëzit e thjeshtë ashtu dhe intelektualët kanë detyrimin të bëhen aktivë për ta shkëputur Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga uzurpatorët grekë, Janullatos dhe entourage e tij. Antijanullatizmi nuk është antiortodoksizëm, siç duan të thonë disa, por është antifundamentalizëm heleno-ortodoks. Intelektualët ortodoksë shqiptarë, të cilët hiqen si kampionë të laicizmit, apo si afetarë, dhe pastaj ditën e Pashkëve dhe të Krishtlindjeve i gjen me qiri në dorë para Janullatosit, duhet ta dijnë se ata mbajnë një përgjegjësi të madhe që e kanë lejuar Janullatosin ta tërheqë shumicën e heshtur, komunitetin ortodoks shqiptar në lojën e tij, që është një lojë shumë e rrezikshme. Funerali i djeshëm në Athinë duhet t’ ua hapë sytë ortodoksëve shqëiptarë, dhe në rradhë të parë intelektualëve mes tyre, për atë se Janullatos kërkon t’ i tërheqë ortodoksët shqiptarë në aventura të përgjakshme për llogari të  një linje gjeopolitike greko-ruso-serbe që kërkon të nisë një luftë të re në Ballkan, në rradhë të parë kundër shqiptarëve.  
    Është koha që ortodoksët shqiptarë, elita e tyre intelektuale dhe politike ta kuptojnë se Janullatos dhe grekët e tjerë që kanë uzurpuar kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e kanë futur në një «fushë të minuar» gjeopolitike gjithë komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet të ndahet nga Ortodoksia Helene që e ka uzurpuar kishën e tij, pasi Ortodoksia helene është instrument i gjeopolitikës greke, serbe dhe ruse, që po kërkon revansh në Ballkan, duke sfiduar SHBA dhe shqiptarët. Greqia, siç e tregoi qartë dhe spektakli religjioz-militarist i djeshëm në Athinë, po bëhet gati të hyjë në aventura që mund të çojnë në reduktimin dhe ndoshta shpërbërjen e saj si shtet. Në këto aventura Greqia kërkon të tërheqë dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Këta duhet ta dijnë mirë se në rast se do të lejojnë që Greqia t’ i tërheqë në këto aventura atëherë do të pësojnë fatin e grekëve të Anadollit, pas Luftës së Parë Botërore. Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse është ortodoksizëm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe sllav është paleoideologji e gjeopolitikës sllavo-greke. Ortodoksizmi në Shqipëri ose do të jetë ortodoksizëm shqiptar, ose nuk do të ekzistojë fare. Ky do të jetë një fatalitet historik, por në një sens të caktuar do të jetë vetë zgjedhja e komunitetit ortodoks. Me spektaklin e djeshëm religjioz-militarist Greqia e bëri të qartë se është “Irani” i Europës, se në Greqi kryepeshkopi ortodoks ka rëndësinë e Ajatollahut të madh në Iran. E gjithë bota e pa me habi këtë spektakël bizantin dhe ortodoksët shqiptarë nuk ka pse në sytë e botës mbi ortodoksët shqiptarë të bjerë një pjesë e përshtypjes së keqe që bëri ai, dhe që sot bie për shkak të Janullatos.
2008