Nga Kastriot Myftaraj
Katedralja ortodokse që po ndërtohet në qendër të Tiranës midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së Partisë Socialiste, është dyfish misterioze, jo vetëm sa i përket misterit të ritit fetar, që është një gjë e natyrshme, por edhe një misteri tjetër, laik. Vendi ku po ndërtohet katedralja është zgjedhur jorastësisht në një pikë-kyç të rrjetit të tuneleve të ndërtuar në kohën e regjimit komunist, që mund të quhet versioni i metrosë të kohës së komunizmit. Territori nën katedralen ortodokse dhe përreth saj, në atë që do të jetë oborri i saj, është një nyje e vërtetë ku gjenden linjat e tuneleveqë vijnë nga zona e ish-blloku i udhëheqjes dhe shkojnë në drejtim të Malit të Dajtit. Që nga kryqëzimi i tuneleve që gjendet poshtë ndërtesës së katedrales ortodokse, shkohet nëpërmjet rrjetit të tuneleve në selitë e ministrive, ndërtesën e Bankës së Shqipërisë, selinë e qeverisë, Kuvendit, presidencë, selinë e SHISH. Gjithashtu dilet lehtë dhe tek rrjeti i tuneleve që gjendet poshtë Hotel “Rognerit”, ku ishte planifikuar që të ndërtohej ndërtesa e re e Komitetit Qendror, gjë që nuk u arrit të bëht me përjashtim të rrjetit të tuneleve, për shkak të ndryshimit të sistemit politik. Gjithashtu nëpërmjet rrjetit të tuneleve që gjendet poshtë katedrales ortodokse, shkohet drejt selive të pjesës më të madhe të ambasadave të huaja në Tiranë, duke përfshirë atë amerikane, si dhe të selive të institucioneve dnërkombëtare në Tiranë, si zyra e OSBE, Bankës Botërore, FMN, Bashkimit Europian, NATO, MAPE, apo edhe të selive të kompanive të rëndësishme ndërkombëtare në Tiranë, si dhe përreth shumë pallateve luksoze ku banojnë të huaj etj.
Ndërtimi i katedrales po vonohet dhe për faktin se po punohet shumë intensivisht tek sistemi i tuneleve poshtë saj, të cilët, për shkak se janë lënë pasdore janë përmbytur pjesërisht nga uji. Në rrjetin e tuneleve poshtë kishës nuk lejohet që të punojë asnjë punëtor shqiptar, por vetëm grekë, të cilët përdorin pajisje të sofistikuara për pastrimin e tuneleve. E gjithë kjo punë është krejtësisht jashtë kontrollit të shtetit shqiptar. Nuk dihet se sa larg shkojnë grekët në rrjetin e tuneleve dhe çfarë bëjnë atje. Por, duket se tek katedralja grekët po punojnë më shumë nën tokë, tek tunelet, se mbi tokë, tek ndërtesa. Me shumë gjasë ata synojnë që të venë nën kontroll një sipërfaqe sa më të gjerë të tuneleve, me justifikimin se uji vjen nga tunelet më larg katedrales deri poshtë dhe përreth saj. Për të bërë këtë grekët kanë miratimin e heshtur të Bashkisë së Tiranës, që duhet t’ i kontrollojë ata. Duket se grekët po investojnë më shumë para për reabilitimin e rrjetit të tuneleve, se për vetë ndërtimin e katedrales. Se sa po harxhohet për ndërtimin e katedrales kjo ende nuk është e qartë, se atje nuk ka as një tabelë që të japë të dhëna për projektin. Por, duket parë se sa madhështore është kjo ndërtesë gjigande prej betoni, duket se atje janë harxhuar dhe më shumë se shifra prej katër milionë eurosh që përmendet. Duket se një shifër edhe më e madhe po shpenzohet për reabilitimin e sistemit të tuneleve poshtë dhe përreth katedrales. Sigurisht që kjo gjë nuk bëhet nga nostalgjia për një pjesë të historisë së kishës, siç janë katakombet, por se këto “katakombe” moderne i duhen spiunazhit grek, për lojërat që ai bën në Tiranë. Paratë që shpenzohen për ndërtimin e katedrales ortodokse, dhe sidomos për reabilitimin e rrjetit të tuneleve, vijnë nga Greqia, madje dhe nga shërbimi sekret EYP. Kreu grek i kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të uzurpuar, Janullatos, nuk ka sqaruar kurrë deri më sot se ku i ka gjetu paratë me të cilat e ka mbushur Shqipërinë me kasha ortodokse, që ngjajnë me bunkerët famëkeqë për nga arkitektonia, se nuk ndërtohen sipas traditës arkitektonike ortodokse shqiptare, por sipas asaj greke. Duke konsideruar se kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare është greku Janullatos, i cili vjen nga një vend ku feja nuk është e ndarë nga shteti, atëherë mund të thuhet se ai ka postin e dyfishtë të kryepeshkopit dhe të shefit të shërbimit sekret grek, EYP në Shqipëri. Këtë e provon katedralja ortodokse që është njëkohësisht dhe pika e hyrjes dhe e daljes në sistemin e tuneleve të asaj që mund të quhet si metroja sekrete shtetërore e Tiranës.
Nga kjo pikë grekët mund të kontrollojnë kalimet secrete për në zemër të sistemit të selive-kyçe shtetërore shqiptare, si dhe të përfaqësive të huaja të rëndësishme diplomatike në Tiranë. Që nga kjo pikë grekët mund të zbatojnë lehtë në Tiranë një skenar të ngjashëm me atë rus në Çeçeni, të simulimit të terrorizmit, duke bërë atentate me lëndë shpërthyese në ndërtesa shtetërore, ose përfaqësi të huaj diplomatike dhe seli të organizmave ndërkombëtare në Tiranë. Pastaj për këtë do të fajësohen terroristët islamikë shqiptarë dhe do të justifikohet një ndërhyrje ushtarake greke në Shqipëri, për të mbrojtur interesat dhe qytetarët grekë këtu. Shteti shqiptar duhet të hetojë se nga vijnë paratë për katedralen ortodokse dhe se çfarë punimesh kryhen poshtë saj. Një nga arsyet që PBDNJ mori Ministrinë e Punës dhe çështjeve Sociale, është edhe që të kishte siguri se nuk do të zbulohej e fshehta e punimeve në tunele. Kjo kuptohet nga fakti se ministri minoritar Barka vuri shef të Inspektoratit të Punës ish-deputetin minoritar grek, Thoma Miço. Kjo u bë që të kihet siguri se askujt nuk do t’ i shqetësojë grekët në punimet në tunelet poshtë katedrales, derisa ata të zbatojnë projektin kamuflues, ku dyer të kamufluara si mure false do të fshehin hyrjet për më tutje në rrjetin e tuneleve. Ka të dhëna se në punimet e vështira në tunelet poshtë katedrales kanë vdekur dhe punëtorë grekë, por kjo çështje nuk u bë publike dhe Thoma Miço nuk i pezulloi punimet. Katedralja greke në qendër të Tiranës, është shumë misterioze, dhe misteri fetar i natyrshëm, është pjesa më pak misterioze e saj. Para saj, shtëpia me gjethe, që gjendet përballë saj, është vetëm një lodër kalamajsh.
2008





